“Fjalor i shtjelluem i gjuhës shqipe (flora e fauna)” vëllimi 2

Atë Benedikt DEMA

 

Ky fjalor, ka pësuar fatin e disa veprave letrare, shkencore e enciklopedike, sikundërse dhe puna e pamatshme përkthimore e inteligjencës shqiptare, sidomos e klerit katolik në veçanti, që në momentin e sekustrimit të dorëshkrimeve, iu nënshtruan falsifikimeve abuzive, vjedhjeve e plagjiaturave.

 

Dorëshkrimi i këtij Fjalori qe marrë nga zyrat e hetuesisë së Shkodrës, pas arrestimit të Dom Gjergj Simonit, tek i cili ruhej, i groposur tok me dorëshkrimet e tij personale.
Dorëshkrimi i Fjalorit të At Benedikt Demës që mban titullin “Mjekí”, u vodh pjesërisht dhe u botua nga një mjek popullor në vitet shtatëdhjetë. Vëllimin e parë të kësaj vepre heroike voluminozë të mbetur në dorëshkrim në arkivat e shtetit komunist, ISKK e ka botuar dy vjet më parë. Pra, “Fjalori” ka një histori të vetën në trashëgiminë që ka lënë Atë Benedikt Dema, dhe i ofrohet për herë të parë lexuesit.