Filmi është i gjatë 50 minuta, me skenar të Agron Tufës, dhe është realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Filmi prek tri nga momentet më domethënëse në historinë e persekutimit komunist: Burgun e Porto Palermo-s, Burgun e Spaçit dhe atë të Qafë Barit, ku edhe u zhvilluan revoltat.

Rrëfimi bëhet në vendngjarje, por, disa dekada më vonë. Për pamjet e këtij filmi, janë përdorur arkivat, skica personale dhe historia vjen përmes protagonistëve.

Filmi u prezantua në Gjermani, gjatë një konference në Fondacionin Ettersberg.

Klikoni linkun për filmin e plotë.