Projekte

“Historia e operas që nuk e pa skenën” (intership)

Jonada Jashari/ kineaste

 Film dokumentar mbi fatin e një familjeje të persekutuar shkodrane nga regjimi komunist, familjes Kurti , e cila përballoi një radhë të gjatë vuajtjesh, që nga sekuestrimi, burgjet, internimet. Fati i kësaj familjeje, është edhe fati i pinjollit të tyre, një kompozitor shumë i talentuar, i cili vdiq pa e dëgjuar kurrë operan e tij, e cila konsiderohet edhe opera e parë shqiptare.

“Përballja me trashëgiminë komuniste” (Projekt doktoral)

Sokol Lleshi, CEU Budapest

 Projekt doktoral, mbi institucionalizimin e kujtesës, duke përdorur si referencë, aktivitetin e ISKK.

“Rezistenca antikomuniste 1945-1950” (projekt studimi për nivelin “master”)

Nora Laçi, Fakulteti i Historisë, në Universitetin e Tiranës.