Njoftim i Fituesit

Tiranë me 02, 08, 2019

NJOFTIM

Shpallet operatori fitues për realizimin e video-produksionit “Muzeu virtual i Kampit të Maliqit: pjesa I-rë”,

Nisur nga, shqyrtimi i dokumentacionit tekniko – ligjor të ofertuesve konkurentë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nga rekomandimet e këtij komisioni, si dhe në mbështetje të VKM-së nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për trasmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në mediat e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e administratës shtetërore”, lidhur me ftesën për negociata, të shpallur nga ISKK me datë 23.07.2019 për realizimin e një video-produksioni në formën e një mini-dukumentari, të titulluar “Muzeu virtual i Kampit të Maliqit: pjesa I-rë”, ky Komision vendosi:

Të kualifikojë operatorin “BARRAKA” me dokumentacion të plotë ligjor dhe ofertë ekonomike 786.000 (Shtatëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë) LEK pa TVSH, si operator kontraktues për realizimin e këtij produkti.

DREJTOR EKZEKUTIV
Agron TUFA