Dita Nderkombetare e Aktivizimit

22 tetor 2018: Dita Kombëtare e Aktivizmit 2018 (NAD)

Në Ditën Ndërkombëtare të Aktivizmit (NAD), ISKK në bashkëpunim me organizatën MEMO dhe fondacionin KUJTO, u përfaqësuan me një stendë të përbashkët në panairin një-ditor të krijuar me këtë rast. NAD u caktua si një ditë dedikuar njerëzve dhe nismave që guxojnë dhe përfshihen për të përmirësuar gjërat që shqetësojnë shoqërinë. Në këtë panair, ISKK u prezantua me botimet e veta ndër vite.

Pjesë e këtij aktiviteti, qe edhe një bisedë publike, që një grup përfaqësuesish të këtyre organizatave, dhanë për gjimnazet e Tiranës, lidhur me rolin e kujtesës së krimeve të komunizmit tek brezi i ri shkollor në kushtet e mungesës së pasqyrimit të historisë sonë të diktaturës në kurrikulat mësimore. Folën Agron Tufa drejtor ekzekutiv i ISKK, Gjon Radovani, Agron Shehaj dhe Ardita Repishti. Natyra e takimit ishte bashkëbiseduese, me pyetje e përgjigje.