Kampi i Maliqit

Nëntor 2018.

Muzeu virtual i Kampi të Punës së Maliqit

Kampi i Punës në Maliq, që ishte një kantier pune për tharjen e kënetës, konsiderohet si një nga momentet më të tmerrshëm përsa i përket trajtimit të të burgosurve politikë, dhe si i tillë mjaft i rëndësishëm për të qenë pjesë e këtij projekti.

Nga muaji nëntor 2018, një grup pune nga ISKK i ngarkuar me projektin filmik, ka filluar punën kërkimore në arkivat shtetërore, në arkivën e video-regjistrimeve të dëshmive në Institut, dhe në kontaktimin e të mbijetuarve shumë të paktë të Kampit të Punës së Maliqit, si bazë të dhënash të domosdoshme për skenarin e dokumentarit që i kushtohet këtij kampi. Po bëhen kërkime për gjetjen e projektit të tharjes së Maliqit, për të përcaktuar planimetrinë, të dhënat fizike dhe proceset e punës. Ndërsa përsa i përket mënyrës se si ishte ndërtuar kampi, si funksiononte, e aq më tepër mbi mënyrën e trajtimit të të burgosurve, do të bëhet një tjetër kërkim, kryesisht në dëshmitë e të mbijetuarve të këtij kampi.

Ky projekt konsiderohet mjaft i vështirë, për shkak të mungesës së dëshmitarëve dhe mungesës së evidencave fizike të kampit, pasi lokacioni është transformuar i gjithi pas tharjes së kënetës. Për këto arsye, puna kërkimore për këtë projekt parashikohet të zgjasë  më shumë se një vit.