Shkolla Verore

11 korrik 2018: Cikël aktivitetesh i ISKK në kuadër të “Shkollës verore”, në Universitetin e Tiranës

ISKK në bashkëpunim me Dr. Enriketa Pandelejmonin në Fakultetin e Historisë në Universitetin e Tiranës, udhëheqëse e projektit të Shkollës Verore me studentë e studiues të Historisë, realizoi nje cikël aktivitetesh rreth Krimeve të Komunizmit. Në program ishin përfshirë:

a) Leksion i Drejtorit të ISKK me temë “E vërteta, dokumenti, interpretimi rreth krimeve të komunizmit. Si duhen trajtuar debatet rreth mohimit të krimeve të komunizmit.

b) Shfaqja e filimit dokumentar “Dyert memece të Ferrit”, produksion i ISKK.

c) Përgjigje pyetjeve nga auditori dhe diskutime.