JU FLET RADIO…

20 Shkurt 2018“JU FLET RADIO…”- Konferencë mbi 27 vjetorin e rënies së komunizmit

Në përkujtim të 20 shkurtit 1991, ditës kur u rrëzua busti i diktatorit, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, organizuan konferencën e përbashkët  “JU FLET RADIO…”-

Konferenca u realizua ne tri sesione, sipas këtij programi:

Fjala e hapjes: Walter Glos, Drejtor i KAS; Agron Tufa, Drejtor i ISKK

Sesioni I: Diskutim në panel: „20 shkurti në objektivin e mediave ndërkombëtare“

Të ftuar në panel: Elez Biberaj, “Zëri i Amerikës”; Franz Gustincich, gazetar i pavarur i pranishëm në ngjarjet e 20 shkurtit 1991; Besnik Mustafaj, gazetar për AFP në vitin 1991; Vilma-Filaj Ballvora, “Deutsche Welle”; Nevena Marcic, Kryeredaktore e “Tanjug”

Moderator i diskutimit: Blendi Fevziu, Gazetar

 

Sesioni II. Prezantim i veprave te reja dokumentuese të ISKK mbi krimet e komunizmit

Ligjëruan: Agron Tufa, Ermira Xhomaqi, Fatbardha Mulleti, Neritan Ceka, Sohrat Shyti, Vasfi Baruti, Enver Memishaj, Shkëlqim Abazi, Uran Butka.

 

Sesioni III. Qasja ndaj historisë së komunizmit: sfida dhe strategji

Enriketa Papa – Universiteti i Tiranës:

“Përpjekjet e programeve studimore-universitare, mbi qasjen shkencore të krimeve të Komunizmit”

Çelo Hoxha – Drejtor i Arkivës në ISKK:

“Krijimi i database dhe arkivës dokumentuese”

Bilal Kola- Drejtor i IIPP:

“Iniciativat dhe sfidat e IIPP në rehabilitim moral të ish-të përndjekurve”

Përfaqësuesi  i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve:

“Në shërbim të dokumetave sekrete për njohjen e persekutimit komunist”

Nebil Çika – Kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë Demokratë:

“Informacioni mbi krimet e komunizmit në kushtet e mungesës së një periodiku ekskluziv”

Jonila Godole – Drejtuese e IDMC:

“Mbi rolin dhe ndihmesën e IDMC-së për vetëdijësimin e të rinjve mbi diktaturën komuniste dhe trashëgiminë e saj”

Erald Kapri – gazetar:

“Përvoja personale me dosierët në zbardhjen e Krimeve të komunizmit”.