Takime Zyrtare

4 gusht 2017- Takim i Drejtorit të ISKK me ambasadorin Zviceran në Shqipëri

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Z. Cristoph Graf, realizoi një takim me drejtorin ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, z. Agron Tufa. Gjatë këtij takimi, ambasadori u njoh me tablonë e përgjithshme të situatës në vend, aktivitetin e këtij Instituti që nga krijimi i tij, si edhe me vizionin dhe sfidat me të cilat përballet ky institut për transparencën e të shkuarës komuniste. Në thelb të këtij bashkëbisedimi ishte bashkëpunimi i ISKK me institucionet të tjera vendase dhe mbështjetja e institucioneve ndërkombëtare ndaj çështjes së dekomunistizimit.

Më pas ai vizitoi ambjentet e Institutit, muzeun provizor dhe bibliotekën dhe përgëzoi ekipin për punën e bërë deri tani.

16   tetor 2017: Takim i përfaqësuesve të ISKK me Ministrinë e Arsimit

Me kërkesë të ISKK dhe në vazhdimësi të marrëveshjes midis dy institucioneve, përfaqësuesit e këtij institucioni, zhvilluan një takim dypalësh me përfaqësues te Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Në këtë takim morën pjesë: Ministrja e Arsimit Znj. Lindita Nikolla dhe Drejtori i Institutit te Zhvillimit të Arsimit Z. Gent Janaqi, ndërsa ISKK u përfaqësua, nga Drejtori Ekzekutiv z. Agron Tufa, Drejtorja e Studimeve Znj.Luljeta Lleshanaku, Zv/ Drejtori i ISKK dhe Drejtor i Arkivës Z. Çelo Hoxha dhe Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun, Z.Miran Butka.

Gjatë një bisede që zgjati rreth dy orë, u diskutua konkretisht për të gjitha pikat e marrëveshjes. Fillimisht Z.Tufa falenderoi ministren për mbështjetjen nga ana e institucionit lidhur me projektin e bisedave nëpër shkolla, faza e parë e të cilit u realizua me sukses në shkollat e mesme të qytetit të Tiranës. Pastaj u diskutua çështja e reformimit të kurrikulave në lidhje me dekokunistizimin e arsimit, si në aspektin e aksesit mbi përzgjedjen e teksteve, po aq edhe në atë të përmirësimit të teksteve, që është edhe një nga pikat kryesore midis marrëveshjes dypalëshe. Në parim u ra dakort për te filluar ndryshimet e nevojshme për vitin akademik 2018 – 2019.

Ministrja Nikolla shprehu vullnet pozitiv edhe lidhur me zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta sensibilizuese, të cilat u shërbejnë misionit të secilit nga instituconet, në rritjen e ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimit historik të brezit të ri.

7 Dhjetor 2017: Takim i institucioneve që trajtojnë të shkuarën komuniste 

Me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, mori pjesë në “Tryezën e Rrumbullakët” të organizuar nga ky Fondacion, me qëllim bashkëpunimin e mëtejshëm dhe koordinimin e aktivitetit midis institucioneve shqiptare të cilët, trajtojnë të shkuarën komuniste në vendin tonë.

Pjesmarrës në këtë mbledhje ishin anëtarë të delegacionit të ftuar në Gjermani në muajin nëntor, në programin e bashkëpunimit midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Në këtë takim u diskutua për strategjinë që duhet të ndjekin institutcionet shqiptare, për t’u përballur me të kaluarën, implementimin në shkolla dhe ndryshimin e kurrikulave.

______________________________________________________________________________________________________

Nëntor 2017

Në bazë të marrëveshjes së nënshrkuar midis Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është rënë dakort që të ndryshohen dhe të shtohen tekstet shkollore të librave të historisë për klasat e 9 dhe të 12.

Tekstet shkollore nuk kanë pasqyruar si duhet historinë e diktaturës komuniste dhe shpeshherë e kanë glorifikuar atë.

ISKK do të jetë përgjegjës për një pasqyrim të saktë të asaj periudhe, të krimeve por edhe të pasojave sot në shoqërinë shqiptare.

ISKK do të bashkëpunojë edhe me ekspertë të jashtë dhe do të ketë një bashkëpunim të gjërë me Drejtorinë e Instituti të Zhvillimit të Arsimit (IZHA).

Ftojmë të gjithë personat të cilët janë të interesuar për këtë projekt dhe janë ekspertë të fushës të kontaktojnë me ISKK dhe të bëhen pjesë e këtij ndryshimi.