Fuqia e Dëshmisë

Simpozium përkujtimor

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit me rastin e 11-vjetorit të vdekjes së z. Uran Kalakulla, mbajti Simpoziumin Përkujtimor «Fuqia e Dëshmisë».

Kujtimet, mbresat, portretet dhe refleksionet që ka lënë në dorëshkrimet e tij Uran Kalakulla, u përkujtuan nëpërmjet një simpoziumi shkencor të organizuar në sallën e Akademinë së Shkencave, pikërisht 11 vjet pas vdekjes së tij. Nga folësit, u analizua në këndvështrime të ndryshme figura e tij, si e njërit prej personaliteteve të viteve ‘60, antikomunistit dhe socialdemokratit të parë, Me këtë rast, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, promovoi edhe librin memuaristik “21 vjet burg komunist” të z.Kalakulla. Në këtë simpozium ku referuan Agron Tufa, Uran Butka, Brikena Smajli dhe Tanush Kaso u fol edhe për jetën, qëndrimin politik dhe krijimtarinë e Kalakullës në përgjithësi.

4 Maj 2012