Spaç

Burgu ose kampi i punës së Spacit është ndoshta burgu më famëkeq i ish diktaturës komuniste.

Ky burg përbëhej kryesisht me djem të rinj të cilët punonin në minierën e Spcait ku nxirrej Pirit dhe Bakër. Të burgsourit punin në kushte jashtë cdo imagjinate njerëzore dhe gjendja e burgut ishte në kushte tmerri. Pavarsisht se të burgosurti punonin në kushte skandaloze ata ushqeheshin vetëm me bukë të thatë dhe torturat dhe dënimet ishin të pranishme gjatë gjithë kohës. Gradianët shpesh i thonin të burgosurve “Nga Spaci nuk do dilni as të vdekur e as të gjallë”

Kjo situatë solli edhe revoltën e vitit 1973. Në 21 maj disa nga të burosurit filluan një përleshje me gardianët dhe më pas i gjithë burgu u përfshi në revlotë. Gardianët të trembur e lanë postin dhe vrapuan jashtë mureve. Te burgosurit morën kontrollin e burgut. U ngrit në mes të kampit flamuri pa yllin komunist. Të burgosurit bënë këkresa për kushte njerëzore pune dhe dinjitet.

Byroja politike e PPSH urdhëroi që revolta të shtypej sa më parë dhe sa më dhunshëm. Revolta u shtyp me gjak nga diktatura. 4 të burgosur u varën e shumë prej tyre u torturuan.

Kampi vazhdoi deri më 1989.

28 qeshor, 2013, Spaç

 Tryezë e Rrumbullakët: “Në mes të të shkuarës dhe të ardhmes”

Komisioni “Drejtësi dhe Paqe” i Shqipërisë, Renovanis dhe Fondacioni Maximiliam Kolbe, në bashkëpunim me Institutin e  Studimit të Krimeve dhe Pasoja të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, zhvilluan një tryezë të rrumbullakët në ambjentet e ish- Burgut të Spaçit. Në qendër të bisedimeve, ishte tërheqja e vëmendjes ndaj dëshmive të krimeve të komunizmit në Shqipëri, dhe iniciativa për ngritjen e një memoriali në Burgun e Spaçit.

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit vazhdon bashkëpunimin me fondacionin “Drejtësi dhe Paqe” me qëllim shndërrimin e këtij burgu famëkeq në një muze i cili do të shërbejë si një symbol i kujtesës kolektive dhe trashëgimi i vuajtjeve të cilat nuk duhet t’i harrojmë kurrë.