Tekstet Shkollore/ Kurrikulat

“Ekspertiza e kurrikulave dhe alterteksteve shkollore: cikli i ulët, i mesëm dhe universitar”

 Agron TUFA, Alvin SARAÇI, Çelo HOXHA

Në kuadrin e programit afatgjatë të ISKK-së mbi dekomunistizimin e kurrikulave dhe teksteve shkollore, ka nisur puna e një grupi studiuesish mbi këtë temë. Në qendër të vëmendjes do të jenë kryesisht vitet 1944-1960, 1960-1990 dhe sidomos vitet 1991-2013. Ekspertiza dhe studimi i kurrikulave dhe i alterteksteve shkollore do të përqëndrohet në trajtimin e historisë, ekonomisë dhe letërsisë në periudhën komuniste, dhe krahas saj në mënyrën e pasqyrimit të realitetit komunist në programet mësimore të hartuara dhe të fuqizuara pas vitit ’91.

Ky studim, do t’i paraprijë konferencës për dekomunistizimin e teksteve mësimore dhe simboleve komuniste, e cila parashikohet të zhvillohet në muajt në vazhim.

Një tjetër projekt i cili, do t’i paraprijë “Konferencës për dekomunistizimin e teksteve” është një pyetësor, pra, i realizuar nga një ekip i ISKK dhe bashkëpunëtorësh vullnetarë, me 800 nxënës  të ndryshëm(nga mosha 13-18 vjeç), për të testuar njohuritë e tyre mbi komunizmin në Shqipëri: çfarë kanë mësuar në shkollë mbi këtë periudhë; çfarë dinë mbi shkeljen e të drejtave të njeriut, sa e njohin në tërëi realitetin politik të asaj kohe?