Dëshmitë në formë video – regjistirmet

Dëshmitë në formë video-regjistrimesh

Edhe gjatë vitit 2016, në grup punë i Drejtorisë së Studimeve, është angazhuar me video-regjistrimin e dëshmive të të mbijetuarve të krimeve të komunizmit. Ky projekt, prej fillimi ka qenë një nga projektet prioritare të ISKK, i nisur që në vitin 2012, dhe synon në krijimin e një video-arkive me interevista të individëve të cilët dëshmojnë përvojën e tyre në burgjet dhe kampet e internimit në komunizëm, dhe të gjitha format e persekutimit të ushtruara mbi ta dhe mbi familjet e tyre.

Përzgjedhja e të intervistuarve bëhet sipas ktij kriteri: të intervistuarit duhet të jenë vuajtës të drejtëpërdrejtë ose dëshmitarë të këtyre akteve. Lidhur me metodologjinë e marrjes së këtyre dëshmive, është ndjekur modeli i intervistave të gjata disa orëshe, pa pyetje përgatitore, duke ia lënë kështu vendin një rrëfimi të gjatë e të pasur me detaje, dhe krejt të natyrshëm. Pra, është ndjekur më tepër një qasje antroplogjike se sa statistikore, ku emrat e njerëzve, dëshmitarëve të tjerë, vendeve, koha, përbëjnë një element mjaft të rëndësishëm në riskicimin e ngjarjes, në mënyrën më të besueshme të mundshme.

Por ndërsa gatishmëria e dëshmuesve është në rritje, mundësitë logjistike për t’i ndjekur rast pas rasti, sidomos në zonat a largëta, mbetet relativisht e pamjaftueshme. Sidoqoftë, gjatë këtij viti, ne arritëm të realizojmë rreth 50 orë intervisttime.

Ashtu siç është vepruar edhe më parë, paralelisht me filmimin e intervistave, i njejti grup pune ka punuar për zbardhjen gradualisht të një pjese të tyre dhe botimin në kolanën “Zërat e kujtesës”. Aktualisht, gjatë vitit 2016, ISKK nxori nga shtypi volumin e III-të të kësaj kolane.

Dokumentar mbi kampin e Tepelenës

“Dokumentar mbi kampin e Tepelenës”

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit gjatë intervistave të shumta që ka kryer gjatë këtyre viteve ka mbledhur dëshmi të shumta nëpërmjet të mbijetuarve nga terrori komunist. Ish të përndjekur, të burosur dhe të pesekutuar tregojnë tmerret që kanë përjetuar për dekada për krime qe nuk i kryen kurrë.

Të shumta kanë qënë vëndet e vuajtjes, Këneta Mailiqit, Burgu i Spaçit, Burgui Burrelit etj.

Nëpërmjet dëshmive të marra nga Z. Aziz Ndreu dhe Z.Simon Mirakaj instituti ka krijuar një dokumentar të shkurtër mbi Kampin Famëkeq të Tepelenës.

Në këtë kamp qëndruan e punuan me mijëra Shqiptarë të burgosur, gra e fëmijë të pafajshëm. Tmerret e këtij kampi mund të krahasohen vetëm me Aushvicin apo Mathauzenin. Në këtë kamp vetëm nga uria mendohet të kenë vdekur mbi  400 fëmijë.

Dokumentari është pjesë e rregullt e edukimit që ISKK vazhdon të zhvillojë në gjimnazet e Tiranës.

Klikoni më poshtë për të hapur linkun.