Promovime librash, 2016

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit prezantoi kolanën e re të librave të botuar gjatë viti 2015, nëpërmjet një konference në Muzeun Historik Kombëtar.

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, organizoi një konferencë pranë Muzeut Historik Kombëtar me rastin e botimit të Kolanës së re të librave mbas një pune një vjeçare. Të pranishëm ishin të ftuar autorët e librave dhe studiuestit e ISKK të cilët kanë botuar libra të ndryshëm mbi krimet dhe pasojat e komunizmit.

Të ftuar ishin anëtarë të mediave, studiues intelektualë dhe shumë personalitete si edhe përfaqsues të shoqatave të të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist. Fjalën hapëse e kishte drejtori ekzekutiv Dr. Agron Tufa, gjithashtu Zv. Drejtori zoti Çelo Hoxha foli për librat e sivjetshëm dhe punët e bëra nga autorët e tyre.

Instituti do të vazhdojë punën intensivisht për realizimin e objektivave për vitet në vazhdim. Falenderojmë të gjithë miqtë për mbështetjen e tyre dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi sa më shumë bashkëpunime për kauzën e përbashkët në zbardhjen e Krimeve të Komunizmit.