Projekte edukative 2

  Realizimi i pyetësorit

Realizimi i pyetësorit i cili do të zhvillohet në Gjimnazet publike të Tiranës e më pas në të gjithë Shqipërinë synon në testimin e njohurive të të rinjve mbi dramën e komunizmit në Shqipëri dhe rritjen e interesit të tyre mbi këtë temë. Disa nga çëshjet të cilave synon t’u japë përgjigje pyesësori, janë:

  1. Çfarë dhe sa dinë mbi këtë temë?
  2. Cilat janë burimet nga e kanë marrë infomacionin?
  3. A flitet në familje apo në rrethin e tyre shoqëror mbi këtë temë?
  4. Cili ka qenë roli i literaturës shkollore në këtë lloj informimi?
  5. Cila ka qenë predispozita e stafit akademik drejt kësaj teme?
  6. Sa të lirshëm ndjehen ata brenda kuadrit shkollor për të debatuar mbi këtë temë?
  7. A janë të interesuar të informohen më gjërë mbi të shkuarën komunite? Etj.

Gjatë fazës së parë, parashikohen të realizohen e pakta 100 pyetësorë në secilën nga shkollat publike, dhe rreth 2100 pyetësorë vetëm në rrethin e Tiranës.

Pas përgatitjes së pyetësorëve, një grup i caktuar nga ISKK, merret me përpunimin e  të dhënave dhe nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me masën e njohjes dhe të interesit mbi këtë temë. Këto rezultate, përveçse do të publikohen, i bëhen të njohura edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave , dhe njëkohësisht vlejnë edhe për përpunimin e strategjive të ISKK, në lidhje me projektet arsimore por edhe informimin publik në tërësi.