Projekte edukative 1

  1. Komunizmi në shqipëri: fantazi apo realitet?”
  • Seri leksionesh dhe bisedash me karakter informues, edukues dhe sensibilizues mbi historinë e hidhur të komunizmit në Shqipëri, me nxënësit e shkollave të mesme të arsimit publik në të gjithë Shqipërinë.

Projekti është konceptuar si pjesë e bashkëpunimit midis Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Shqipërisë

a. Background-i i projektit

Për shkak të informimit të pamjaftueshëm, pasqyrimit të dobët të kësaj epoke në literaturën shkollore dhe në media, për shkak të zvarritjeve në proceset e transparences së të shkuarës, njëzet e gjashtë vjetë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, akoma mbetet e panjohur dhe e pavlerësuar sa duhet kjo periudhë, e cila vazhdon të ndikojë si pengesë në paqen dhe harmoninë sociale,  dhe në proceset demokratizuese të vendit.

Nga ana tjetër, mungesa e informacionit mbi epokën komuniste, mbi atë regjim totalitar që dhunoi të drejtat e njeriut, pronën private, progresin në përgjithësi, e bën akoma më të vështirë të kuptuarit e realitetit të sotëm politik, ekonomik, social, sidomos për brezin e ri, i cili nuk e ka përjetuar atë epokë, dhe i cili do të trashëgojë fatet e vendit.

Ashu siç rezultojnë edhe disa testime të realizuara kohët e fundit (më i fundit prej tyre, ai i OSBE-së), të rinjtë janë shumë pak të informuar lidhur me historinë e komunizmit në Shqipëri, dhe vetëm 3% e këtij informacioni, vjen nga edukimi në shkolla.

Në vijim të konkretizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me datë 21 tetor 2014, midis Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Shqipërisë, marrëveshje e cila ka si qëllim koordinimin e veprimtarive të përbashkëta institucionale që synojnë edukimin e nxënësve dhe studentëve dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi krimet e komunizmit, ISKK duke ndjekur edhe përvojën e gjithë institucioneve homologe të kujtesës në Europë,  kërkoi bashkëpunimin  e kësaj Ministrie, për realizimin e projektit “Komunizmi në Shqipëri: fantazi  apo realitet?”

Projekti bazohet në testimin e njohurive të të rinjve mbi dramën e komunizmit në Shqipëri dhe veçanërisht informimin e tyre, përmes një serie bisedash të zgjeruara nëpër të gjitha shkollat publike të vendit. Në përmbajtjen e tyre, këto takime, ofrojnë informacion të dokumentuar mbi aspektet më të rëndësishme të kësaj epoke, si: persekutimi politik, ekonomia komuniste, roli i propagandës, etj. Takimet janë të konceptuara si leksione të hapura & bashkëbisedim midis ekspertëve dhe audiencës, duke përdorur forma interaktive, foto, dokumente, filmime, etj.

b. Qëllimi i projektit

Qëllimi i këtij projekti afatgjatë është që përmes informimit të brezit të ri mbi dramën e komunizmit në Shqipëri dhe pasojat e kësaj epoke në të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të edukojë tek ata kulturën demokratike dhe sensin e përgjegjësisë në shoqëri.

c. Objektivat e projektit:

 

  1. Informim i përgjithshëm mbi realitetin komunit në Shqipëri nga 1944-1991.

Konkretisht:

   a. Informimi mbi fillesat e komunizmit dhe instalimin e sistemit totalitar në Shqipëri.

b. Informimi mbi shkatërrimin e sistemit të drejtësisë.

c. Informimi mbi reformat ekonomike komuniste: sekuestrimet, zhdukja e pronës private dhe krijimi i ekonomisë kolektive. Prona shtëtërore dhe            kooperativat bujqësore.

d. Informimi mbi burgjet, kampet e internimit dhe kampet e punës.

e. Informimi mbi mekanizmin dhe rolin e propagandës komuniste.

f. Informimi mbi diskriminimin mbi baza politike në të gjitha nivelet.

g. Informimi mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit komunist.

  1. Nxitja e një debati publik në shkolla dhe më gjërë mbi këtë temë.

d. Përmbajtja

 

Faza e parë

Kohëzgjatja: 1 nëntor 2016- 1 maj 2017

Aktivitet 1: Leksione & bashkëbisedim nëpër shkolla

Gjatë kësaj faze që zgjat gjashtë muaj, grupi i punës së ISKK, do të realizojë 21 takime në 21 shkolla të mesme publike të qytetit të Tiranës, nga një takim në çdo javë. Çdo takim, zgjat rreth 90-120 minuta. Secili nga takimet, do të bëhet me një grup prej rreth 60-100 nxënësish.

e. Kalendari i aktiviteteve:

                   Shkollat e mesme të përgjithshme publike:

  1. Ismail Qemali (java e parë)
  2. Sami Frashëri (java e dytë)
  3. Petro Nini Luarasi (java e tretë)
  4. Qemal Stafa (java e katërt)
  5. Partizani (java e pestë)
  6. Abdulla Keta (java e gjashtë)
  7. Arben Broci (java e shtatë)
  8. Andon Zako Çajupi (java e tetë)
  9. Besnik Sykja (java e nëntë)
  10. Eqerem Çabej (java e dhjetë)
  11. Kostandin Kristoforidhi (java e njëmbëdhjetë)
  12. Aleks Buda (java e dymbëdhjetë)
  13. Sandër Prosi (java e trembëdhjetë)
  14. Myslim Keta (java e katërmbëdhjetë)
  15. Sinan Tafaj (java e pesëmbëdhjetë)

                        Shkollat e mesme publike profesionale:

  1. Ekonomike (java e gjashtëmbëdhjetë)
  2. Asim Vokshi (java e shtatëmbëdhjetë)
  3. Jordan Misja (java e tetëmbëdhjetë)
  4. Hoteleri-turizëm (java e nëntëmbëdhjetë)
  5. Elektrike (java e njëzetë)
  6. Koreografike (java e njëzet e një)

f. Programi i takimeve:

                       Takimet nëpër shkolla do të ndjekin këtë program:

  • Njohje e shkurtër e projektit me studentët, dhe një rezyme e dënimeve politike gjatë periudhës komuniste, e ilustruar me shifra zyrtare dhe dokumente në powerpoint (si psh, numri i të dënuarve politikë, burgjet, kampet, veprat e ndërtuara nga të burgosurit politikë, etj.)
    • minuta)
  • Shfaqja e një montazhi filmik me dëshmi të të mbijetuarve të kampeve të internimit (kampeve me tela)
  • minuta)
  • Pyetje- përgjigje, disktutim.
  • minuta)
  • Shfaqja e një montazhi video-intervistash dhe dokumentash në power-point, mbi sekuestrimin e pronës dhe reformat e tjera komuniste me karakter ekonomik.
  • minuta)
  • Pyetje- përgjigje
  • minuta)
  • Propaganda dhe simbolet komuniste; prezantim në power-point.
  • minuta)
  • Pyetje- përgjigje
  • minuta)
  • Njohja me pyetësorin (i cili u shpërndahet nxënësve në sallë), dhe shpërndarja plotësimi i tij

                   (5 minuta)

 

Herë pas here, në këto takime, do të ftohen të marrin pjesë edhe të mbijetuar të krimeve të komunizmit, vuajtës të drejtëpërdrejtë dhe dëshmitarë, me qëllimin për ta bërë sa më të prekshme temën nga nxënësit.