Konferenca & simpoziume 2016

Konferencë Ndërkombëtare “Bomba në ambasadën sovjetike: alibia dhe pasojat”

26.02.2016

Me rastin e 65 vjetorit te masakrës me shkas “Bombën” në Ambasadën Sovjetike, ku 22 intelektualë pro- perëndimorë u arrestuan dhe më pas u pushkatuan pa gjygj, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë  në Universitetin e Tiranës, dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, organizuan konferencën ndërkombëtare  “Bomba në ambasadën sovjetike: alibia dhe pasojat”. Konferenca u organizua ne ambjentet e Presidencës me pjesmarrjen e profesorëve të Universitetit të Tiranës, ambasadave, intelektualëve e politikanëve dhe me pjesmarrjen e Dr. Anna Kaminsky (Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shtetëror Gjerman për Trajtimin e Periudhës së ish Diktaturës Komuniste), e ftuar nderi nga Instituti.

Fjala hapëse u mbajt nga Drejtori Ekzekutiv i ISKK , Z.Agron Tufa. U mbajtën kumtesa nga Znj Enriketa Pandelejmoni Papa , lektore e Faklutetit të Historisë;  nga Z. Uran Butka, studiues, autori librit “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, Z. Gezim Peshkepia familjar i viktimave dhe i persekutuar politik, Z. Rigles Lenja përfaqësues i studentëve. Gjithashtu ambasadori i Republikës Federale Gjermane Sh.T Hellmut Hoffman dhe Ambasadori i OSBE Sh.T Florian Raunig, mbajtën një fjalë përshëndetëse. Fjala mbyllëse u mbajt nga Presidenti i Republikës Sh.T, Z.Bujar Nishani i cili dekoroi me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” familjet e 22 intelektualëve te pushkatuar. Instituti falenderoi të gjithë pjsemarrësit dhe në veçanti Dr. Anna Kaminsky dhe Dr. Sabine Kuder  për mbështetjen procesit të transparencës ndaj të shkuarës komunistë në Shqipëri, në planin ndërkombëtar.