2015

  1. “Fjalor enciklopedik i vikitimave të terrorit komunist”, Vëllimi IV

       (Gërmat i-k)

Pas botimit të pjesës së III-të të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist”, në vitin 2015, një grup i caktuar pune i Institutit nga drejtoria e Arkivës në bashkëpunim me Drejtorinë e Studimeve, arriti të hartonte volumin e katërt të kësaj kolane. Në volumin e IV-të, përfshihen viktimat me iniciale tre gërmat pasardhëse: “i”, “j” dhe “k”.  Si edhe në tre volumet parardhëse, këtu pasqyrohen të gjithë individët të cilat kanë vuajtur këto forma persekutimi: ekzekutim me gjyq ose pa gjyq, burgim, internim dhe dëbim.

Shtypja e këtij vëllimi, ashtu si edhe vëllimeve të mëparshme, u financua nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë

  1. “Lufta civile në Shqipëri”, Vëllimi I, vëllimi II.

                 Nga Uran BUTKA

Ky studim i botuar në dy vëllime, është pasqyrim i dokumentuar i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ku që në fillim, autori tërheq vëmendjen se duhet bërë dallimi midis Luftës Antifashiste tytë popullit shqiptar (1939-1944) dhe Luftës Civile (1943-1945), që është edhe objekti i këtij studimi. Studiuesi, bazohet mbi hulumtimin mbi dokumenta tashmë të njohura dhe në dokumenta rë reja të nxjerra nga arkivat, të cilat plotësojnë kuadrin e asaj që mund të quhet “Luftë Civile”. Pjesa dërrmuese e dokumenteve janë urdhëra, qarkore, komunikata, raporte, fjalime, kronika, urdhër-operacione, letra, trakte, radiograme, telegrame, ditarë, etj, të vetë drejtuesve kryesorë të Luftës acionalçlirimtare (komandantë e komisarë)

   a. BOTIME DOKUMENTUESE

  1. “Bashkimi demokrat shqiptar; akte gjyqësore politike gjatë komunizmit në Shqipëri”, Vëllimi I

      Dosierë dhe dëshmi     

           Nga Leka NDOJA, Alvin SARAÇI

Me këtë studim, hapet një tjetër cikël studimesh dhe kolanë botimesh: ajo e proceseve më të njohura gjyqësore, si modele të shkeljeve flagrante të lirisë politike dhe të farsës në drejtësi. Studimi i parë ndjek konkretisht fatin e individëve të dënuar në përbërje të grupimit Bashkimit Demokrat Shqiptar, të cilët, nisur nga modeli perendimor i organizimit të institucioneve të shtetit, shfrytëzuan miratimin e ligjit për “organizimin themelimin e organizatave dhe shoqërive të ndryshme” të vitit 1946. Pasojat e themelimit dhe të regjistrimit të këtyre grupimeve si subjekte, do të ishin të papritura dhe vendimtare për fatin e vendit por sidomos për vetë krijuesit e grupimeve opozitare politike, të cilët, kishin hartuar edhe statutet e tyre bazuar në ligjin e kohës.

Konkretisht, ky studim shqyrton dosjet dhe dëshmitë mbi Sami Beribashin, Qenan Dibrën, Ali Kavajën, Hivzi Goljen, Mahmut Mënikun, Mehmet Beshirin, Profi Çokon, Telat Drinin, Sami Sulstarovën, Musine Kokalarin, Riza Danin, etj., duke filluar që nga program i tyre politik,  deri tek proceset e gjyqësore.

Në këtë përmbledhje do të botohen për herë të parë edhe dokumenta të arkivave të huaja, tashmë pronë e Arkivës së Shtetit.

 

  1. “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”

             Nga Kastriot DERVISHI

Nuk do të kishte kuptim njohja e diktaturës komuniste, nëse nuk do të njihnim të fshehtat e kampeve dhe burgjeve të kohës në fjalë. Në Shqipëri, kjo diktaturë u ushtrua në formën më të tmerrshme të saj nëpërmjet sistemit të kampeve të internimit, kampeve të punës dhe të burgjeve. Deri më sot ka munguar një libër apo studim i tillë i plotë mbi burgjet dhe kampet e kohës së komunizmit. Ky studim është ndërtuar duke shterruar të gjitha të dhënat zyrtare të kohës, duke i ballafaquar ato me fakte paralele. Ai ka në themel vuajtjen e dënimit me heqje lirie, nëpërmjet burgut e kampeve të punës, si dhe dënimin administrativ të vuajtur në “liri” të kufizuar në kampet tela me gjemba dhe vendet e internimit e dëbimit.

 

  1. Vrasjet në kufi në vitin 1990: Përmbledhje dokumentesh”

Nga Kastriot DERVISHI

Pas vendosjes së regjimit komunist dhe gjatë gjithë periudhës së këtij regjimi, shumë shqiptarë të patrysnuar nga propaganda e fortë komuniste, u larguan nga vendi. Por gjatë këtyre orvatjeve për arrati, me mijëra shqiptarë u vranë në kufi apo humbën përgjithmonë. Shifrën zyrtare e jep Ministria e Punëve të Brendshme, e cila informonte Partinë e Punës se deri në vitin 1990 (pa përfshirë këtu të ikurit e 2 korrikut), ishin larguar në moshë të madhe nga Shqipëria 12 mijë persona. Kësaj shifre, sigurisht, nuk i është shtuar shifra tjetër e të ikurve në vitin 1944, kur pushtetin e morën komunistët. Pas shumë vitesh sundimi të Partisë Komuniste, në vitet 1988-1990 shënohet një rritje e numrit të arratisjeve nga vendi, të shoqëruara këto edhe me vrasje në masë në kufi. I gjithë viti 1990, nga fillimi e deri në fund, mbulohet nga vrasje pothuaj të njëjta, të vetëdijshme e të dhimbshme. Ky libër, pra, është një përmbledhje e plotë e dokumenteve për këto vrasje në kufi.

   b. BOTIME MEMUARISTIKE:

  1. “Zërat e kujtesës”, vëllimi II

Përgatitën për shtyp: Luljeta LLESHANAKU, Miran BUTKA

Në mungesë të një pjese të madhe të dokumentacionit zyrtar, dëshmirë e gjalla të të mbijetuarve nga burgjet, kampet e punës, kampet e internimit, marrin një rëndësi të veçantë për zbardhjen e historisë së krimeve të komunizmit në Shqipëri. Ndërkohë që ISKK po krijon arkivën audio-vizuale të dëshmive të të mbijetuarve, paralelisht me të po krijon kolanën e e botimit të tyre, që përbën edhe bazën më të rëndësishme të informacionit mbi historinë e komunizmit në Shqipëri, ose anën e pashkruar e të palegjitimuar akoma, të kësaj historie. Këtu konsiston edhe projekti afatgjatë “Zërat e kujtesës”, i konceptuar si një kolanë botimesh të dëshmive të dhëna nga vetë viktimat dhe dëshmitarët e ngjarjeve.

Për këtë libër është ndjekur metodologjia e dëshmive të holokaustit, me intervista të gjata dhe të detajuara si përjetues të drejtpërdejtë të persekutimit dhe si dëshmitar të tij. Për nga forma, këto intervista afrojnë më tepër me një qasje antropoligjike ndaj fenomenit. Projekti bazohet në përshkrimin cilësor më tepër se atë statistikor, i cili vjen përmes përvojave individuale, detajeve, situatave konkrete, kontekstit, personazheve realë të përfshirë në to, që e bëjnë përgjithësisht të pakontestueshëm rrëfimin.

Vëllimi II i “Zërave të Kujtesës”, hedh dritë kryesisht në këto momente: historinë e e trakteve antikomuniste, natyrën spontane dhe viktimat e këtij fenomeni; impaktin e Revulucionit hungarez në Shqipëri; skema e internimeve masive në jug (Berat, Kuçovë, Tepelenë) nga viti 1945-1954; kushtet e rënda të punës dhe mbijetesës në kampin e Tepelenës; kampet e punës në Maliq, Gocë dhe Beden të Kavajës; torturat ndaj tregtarëve dhe ish pronarëve të pasur në hetesuesi dhe format e presionit të përdorura prej tyre për të dorëzuar pronat; trajtimet në hetuesi si forma shantazhi; qëndrimin e shtetit komunist ndaj kulakëve; burgu i Burrelit, Bulqizës,  në periudha të ndryshme.

  1. “Mbijetesa në kasollen e lopës”

Nga Sokrat SHYTI

 

Ku libër është një dëshmi memuaristike e një njeriu i cili ka përcjellë përvojën e vet permes syve meditativë të një shkrimtari, i cili pikërisht për arsyen e shkrimit, qe internuar dhe izoluar nga bota. Kjo dëshmi zbërthen përditshmërinë e rëndë psiko-sociale e politike të diktaturës komuniste shqiptare, e cila në periudhën të cilës i referohet autori, sapo ka hyrë në fazën e saj të sigurtë e të pjekur. Ngjarjet janë përjetime të drejtëpërdrejta të protaginistit, të përshkruara me situata reale, vende reale, karaktere reale dhe të pasuruara me detaje reale. Autori përveç të tjerash, sjell edhe një sfond të qartë socio-politik të periudhës para dhe dhe gjatë krizës me Bashkimin Sovjetik, përmes përvojave personale si ish- student në Moskë, dhe pasojat pas kësaj ngjarjeje.

  1. “Me litar në fyt”

Nga Mhill GJINAJ

Ky libër është një dëshmi origjinale e një nxënësi të pedagogjikes, i cili përjeton një histori persekutimi për shkak se individualisht guxoi dhe hodhi në shkollë trakte kundër vendosjes së bazave ushtarake sovjetike në Shqipëri dhe kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në traktatin e Varshavës, gjer tek projekti për të ndërtuar një parti politike opozitare me emrin Partia Popullore, me një platformë të qartë dhe të detajuar. Protagonisti, i nënshtrohet një persekutimi sistematik, duke filluar nga survejimet e deri në burgimin dy herë radhazi. Përmes rrëfimeve, që janë konkrete, me emra data dhe situata konkrete, ky memuar, si pjesë e koleksionit të dëshmive, ndihmon në skicizmin e mënyrës së funsionimit të Sigurimit, të drejtësisë komuniste, nganjëherë deri në një mënyrë groteske tragjike, pothuajse të pabesueshme. Por, përveç të tjerash, ky rrëfim ndihmon për të kuptuar pjekurinë politike të një brezi i cili u mundua të rezistonte në mënyrat e veta ndaj diktaturës, për kurajon për veprime konkrete, të cilat megjithatë dështonin për shkak të sistemit të fuqishëm kontrollues të parties-shtet, përmes të gjithë levave të saj.

  1. “Krahë të këputur”

Nga Alma LIÇO

Në këtë libër përshkruhet karvani i gjatë i vujtjeve në tre breza, të një familjeje korçare. Historia e treguar përmes pinjolles së familjes, përmes zërit të një gruaje, gjyshi i së cilës, avokat i shkolluar në Harvard, ishte ekzekutuar si Ballist nga regjimi, në vitin 1945. Rasti i familjes Liço, është një ekzemplar i fatit të të gjitha familjeve të persekutura të shoqëruar me internime, nxjerrje nga shtëpia, mohim i të drejtës për shkollim, refuzim social, diskriminim që në mosha të vogla, privim nga e drejta e përzgjedhjes së profesionit dhe punës, përveçse punës së rëndë të krahut në bujqësi, ndërtim dhe fabrika.

 

   c. KRIJIMTARI DHE PERKTHIME NGA BURGJET

  1. “Fjalor i shtjelluem i gjuhës shqipe; mjeki” Vëllimi I

              Nga At Benedikt DEMA

Vepra encikploedike në fjalë është marrë nga Arkivat e Shtetit dhe botohet për herë të pare, dhe është vetëm një pjesë e veprës enciklopedike shtatë vëllimshe të At Benedikt Demës. Dorëshkrimi i këtij fjalori qe marrë nga zyrat e hetuesisë së Shkodrës , pas arrestimit të Dom Gjergj Simonit, tek i cili ruhej, i groposur tok me dorëshkrimet e tij personale. Dhe historia e këtij libri nuk mbaron këtu: ai u vodh pjesërisht dhe u botua nga një mjek dentist në vitet shtatëdhjetë.

Pikërisht vetë odiseada e kësaj vepre është edhe motivi i përzgjedhjes së kësaj vepre për botim nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, si një vepër e shkruar jo vetëm në kushtet e shtypjes politike, por e sekuestruar, përvetësuar, dhe me pronësi të vjedhur intelektuale, fat i cili shoqëroi shumë vepra intelektuale të asaj kohe. At Benedikt Dema ishte i njohur si organizator i Simpoziumit Shkencor në 1 vjetorin e vdekjes së poetit kombëtar At Gjergj Fishta dhe përgatitës botues i librit, për të cilin bashkëpunoi me kritikët më të mirë të kohës, për ta përkujtuar në mënyrë sublime humbjen e poetit kombëtar.

At Benedikt Dema la në dorëshkrim postum 1156 fletë prej pjesës së parë të Encikolpedisë.

Studiuesi Shaban Sinani, e vlerëson në këtë mënyrë veprën e plotë encikploedike: ”Sadoqë autori i fjalorit mbajti zhgunin e meshtarit dhe ushtroi priftërinë deri në çastin e fundit që iu lejua, ‘Fjalori i At Benedikt Demës, është hartuar me një ndërgjegje shekullore dhe me kërkesa shkencore të rrepta.”