Promovime librash, 2013

10 qershor, 2013

Prezantimi i librit “Revolta e Qafë-Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990”

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, prezantuan librin studimor e dokumentar “Revolta e Qafë-Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990” të autorit Bedri Blloshmi.

Promovimi i librit përkoi me 29-vjetorin e Revoltës së të burgosurve politikë në burgun e Qafë-Barit dhe ekzekutimit me pushkatim të të dënuarve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Dëshmitë e autorit të librit, z.Bedri Blloshmi, janë autentike. Dëshmitë janë të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes dhe nga arkivat e Ish-Sigurimit të shtetit komunist, me fokus Revoltën e Qafë-Barit të 22 majit, 1984.

Studiues të ndryshëm folën për rëndësinë e zbardhjes së ngjarjeve të tilla, nga më domethënëset mbi trajtimin e rëndë të të burgosurvepolitikë (trajtim që nganjëherë çoi deri në revoltë) dhe nga na tjetër, sjell në mënyrë të detajuar natyrën kriminale të regjimit, duke filluar nga skemat e provokimeve e deri në menaxhimin e përgjakshëm të situatës, duke thyer çdo lloj ligji në fuqi. Kurse të mbijetuar nga këto kampe, e pasuruan aktivitetin me rrëfimet e tyre, me detaje autentike për veten dhe bashkëvuajtësit e tyre.