Konferenca & simpoziume 2012

13 prill, 2012

Simpozium shkencor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së përkthyesit, publicistit dhe letrarit, Mithat Araniti

– Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në bashkëpunim me Shoqatën Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Demokratë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike organizuan një simpozioumin shkencor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së përkthyesit, publicistit dhe letrarit Mithat Araniti. Në panel, merrnin pjesë: Agron Tufa, Simon Miraka, Kolec Topalli, Skënder Muça, Odeta Zhegu (Araniti), etj.

Prof.doktor Skënder Muça, shprehet: “Çfarë e ka lidhur Mithat Aranitin, një i burgosur politik, me shkencat kryesore të albanologjisë: gjuhësinë, historinë dhe arkeologjinë? Atje në barakën e fshatit Dushk, në netët pas punës në bujqësi,, ka kaluar në dorën e tij shumë e shumë autorë duke filluar me veprën Lousis Benlcew, “Greqia pas grekëve”, vazhduar pastaj me studime linguistike dhe etnografike…”

Mithat Araniti ka përkthyer gati të gjithë veprat e shkruara në gjuhën gjermane që flasin për ilirët dhe shqiptarët: Paç, M.Mayer, Prashniker, Shober, Veith, Jokli, Walde, H.Krahe. Thaloçi, Afwldi, Stadmuller, A. Mayer, Klaus dhe Ima Kilian, Koh, Hahn, etj. Po ashtu ka dhënë një kontribut shumë të madh për përkthimin nga gjuha serbokroatisht ,ku mund të përmendim disa nga autorët kryesorë: Shuflai, Benac, Grarashanin, Çoviç, Mariç, Rendiç-Mioceviç, Katiçiç, Bariç, Stipceviç, Papazoglu, Çershkov, Bitrakova-Grozdanova, Milojçic, etj. Një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet në gjuhën italiane: Ugolini, C.De Simone, dhe shumë të tjerë; Nga anglishtja: Hamond; nga rumanishtja Russu: nga frëngjishtja: P.Cbanes, R.Zhinuvie, etj. Së fundi, pa veprat e tij kushtuar gjuhës shqipe dhe asaj paraardhëse ilire, trashëgimisë arkeologjike jo vetëm të ilirëve por edhe të popujve të tjerë fqinj me ta, shkenca albanologjike shqiptare do të kishte hasur vështirësi në rrugën e zhvillimit të saj.

4 maj, 2012

«Fuqia e Dëshmisë»

Simpozium përkujtimor

– Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit me rastin e 11-vjetorit të vdekjes së z. Uran Kalakulla, mbajti Simpoziumin Përkujtimor «Fuqia e Dëshmisë».

Kujtimet, mbresat, portretet dhe refleksionet që ka lënë në dorëshkrimet e tij Uran Kalakulla, u përkujtuan nëpërmjet një simpoziumi shkencor të organizuar në sallën e Akademinë së Shkencave, pikërisht 11 vjet pas vdekjes së tij. Nga folësit, u analizua në këndvështrime të ndryshme figura e tij, si e njërit prej personaliteteve të viteve ‘60, antikomunistit dhe socialdemokratit të parë, Me këtë rast, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, promovoi edhe librin memuaristik “21 vjet burg komunist” të z.Kalakulla. Në këtë simpozium ku referuan Agron Tufa, Uran Butka, Brikena Smajli dhe Tanush Kaso u fol edhe për jetën, qëndrimin politik dhe krijimtarinë e Kalakullës në përgjithësi.

 17 dhjetor 2012

“Reflektimi mbi të kaluarën komuniste, si domosdoshmëri për të ardhmen e vendit”

Simpozium shkencor ndërkombëtar

-Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKK) me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë, organizoi simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Reflektim mbi të kaluarën komuniste, si domosdoshmëri për të ardhmen e vendit” me praninë e historianëve, studiuesve, shoqërisë civile, politikanëve, medias dhe përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri. Nëpërmjet dëshmive dhe ligjëratave e tyre, të mbijetuarit nga burgjet komuniste dhe kampet e punës, sollën në vëmendje çështjen kritike të procesit të vonuar të transparencës dhe drejtësisë mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri, si një faktor i rëndësishëm i modelimit të një shoqërie të përgjegjshme në një vend demokratik . Një nga momentet më të rëndësishme të simpoziumit ishte fjalimi i Prof Dr Peter Maser, një anëtar i dy “Enquetekommissionen” në Gjermani i cili iu referua përvojës gjermane në periudhën post-komuniste, në manaxhimin e drejtësisë.

Me këtë rast, u bë edhe promovimi i tre botimeve të rëndësishme të ISKK:  Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit KomunistSekuestrimi i Pronës dhe Arit, dhe Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm , të cilat gjithashtu u financuan nga Fondacioni Adenauer.

Programi i Simpoziumit:

Ligjëratat:

Prof.Dr.Kolec Topalli, Drejtor i Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit,

Dr. Thomas Schrapel, Drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer” në  Shqipëri

Znj. Carola Müller–Holtkemper, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri,

 Z. Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

 Z. Agron Tufa, Drejtor Ekzekutiv i ISKK, “ Në mungesë të një tribunali ”,

 Z. Mark Marku, deputet në Kuvendin Popullor, “Rëndësia e ISKK-së, në rishkrimin e historisë, si një nevojë e domosdoshme për shoqërinë shqiptare”

 Prof. Dr. Peter Maser, anëtar i dy “Enquetekommissionen” për Rishikimin e pasojave të diktaturës së Partisë Socialiste në ish Gjermaninë Lindore, “Roli i dy “Enquetekommissionen” në rishikimin e pasojave të diktaturës së Partise Socialiste në ish Gjermaninë Lindore”

 Z. Çelo Hoxha, nëndrejtor i ISKK-së:  “Strategjia komuniste e përvetësimit të pasurisë“

 Z. Visar Zhiti, shkrimtar, ish i burgosur politik: “Persekutimi i shkrimtarëve dhe artistëvë nga diktatura komuniste”

 Z. Azem Qazimi, specialist i Kërkimeve Shkencore në ISKK: “Mbi persekutimin e klerit katolik në Shqipëri”

 Z. Gëzim Peshkëpia, anëtar i Bordit të ISKK, ish i përndjekur politik: “Përvoja ime me At Zef Pëllumbin, një nga simbolet më sinjifikative të qëndresës anti-komuniste në Shqipëri”

 Znj.Valjeta Dosti, e persekutuar politike: “Fati i familjeve politike shqiptare, pas marrjes së pushtetit nga komunistët; përvoja ime në kampet e internimit”

 Z. Aldo Renato Terrusi, i mbijetuari i një familjeje italiane të persekutuar nga komunizmi: “Hakmarrja e dikatorit Hoxha mbi shtetasit italianë“,

 Përshëndetjet e përfaqësuesve të katër komuniteteve fetare në Shqipëri.

 Znj. Linda Kokalari, mbesa e politikanes dhe intelektuales Musine Kokalari: “Rrëfim për hallën time, Musine Kokalarin”

 Z. Hamza Kazazi, i persekutuar politik: “Pasojat mbi familjen Kazazi, dhe të krerëve të tjere që organizuan lëvizjet e rezistencës antikomuniste në Shqipëri pas vitit 1944”

 Shfaqja e filmit dokumentar “Martirët” skenar Uran Butka, regji Sajmir Kumbaro,

 Seksion rrëfimesh të historive personale nga të përndjekurit politikë.

 Fjala përshëndetëse: Dr. Thomas Schrapel, Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.