“Zërat e kujtesës”

Seri video-regjistrimesh dhe botimesh

Luljeta LLESHANAKU, Agron TUFA

Ku projekt afatgjatë, konsiston në dëshmitë e gjalla të të mbijtuarve të krimeve të komunizmit, vuajtësve të drejtepërdrejtë, ose dëshmtarëve të këtyre ngjarjeve, në formën e video-regjistrimeve.

Në këto rrëfime, të intervistuarit dëshmojnë background-in e persekutimit nga komunizmi, përvojën në hetuesi, vuajtjen e dënimit në burgje dhe kampe pune ose internimi, dëbimet, perndjekjet si familje a fis, mohimin e të drejtës së votës, punës e sidomos shkollimit, duke hedhur dritë edhe në kapitujt që sa vijnë dhe fashiten nga memoria historike për shkak të distancës kohore nga moment i ngjarjes. Falë përshkrimeve të detajuara, situatave konkrete dhe emrave konkretë, intervistat krijojnë një arkivë të gjallë dhe intersante të dhënash, dhe njwkohwsisht shumë të besueshme pwr studiuesit, për rikonturimin e ngjarjeve.

Përveç kësaj, përmes rrëfimit, zbulohen fakte që shkojnë përtej historisë personale: në zbardhjen e momenteve kyçe në historinë e Shqipërisë, një pjesë e tyre të deformuara tashmë nga historiografia zyrtare. Ky projekt është i hapur ndaj gjithkujt që i përket kategorisë së të përndjekurve politikë dhe që ndjen nevojën të dëshmojë. Videoregjistrimet i nënshtrohen rreptësisht rregullit të mosprekjes, mos-censurimit nga ana a drejtuesve të këtij projekti.

Seria e video-regjistrimeve do të transkriptohet dhe botohet si pjesë e një kolane memuaristike. Botimet do të shpërndahen në të gjitha bibliotekat kryesore, institucionet akademike dhe studimore.

(Projekt afatgjatë)