Njoftim 4

Kontribuoni për Muzeun e Krimeve të Komunizmit!

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, prej dy vjetësh, është në kërkim të objekteve të cilat do të shërbejnë për krijimin dhe pasurimin e Muzeut të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri. Ftojmë të mbijetuarit e burgjeve, kampeve të punës, kampeve të internimit nga komunzmi dhe familjarët e tyre, që të kontribuojnë me sa munden për këtë muze. Më saktësisht, për muzeun janë të vlefshme objekte të kësaj natyre:

– Objekte të cilat janë përdorur nga vuajtësit në hetuesi, burgje, kampe (si psh: veshje, këpucë, enë kuzhine, mjete higjiene, kuti duhani, letra nga ose për të afërmit, lutje për ulje dënimi, libra me ose pa shënime, etj)

– Objekte të cilat nuk lidhen drejtëpërdejtë me aktet e persektuimit, por, janë sende private, të cilat janë përdorur nga vuajtësi para ose pas periudhës së dënimit (diploma, vegla pune, libra, kërkesa me shkrim, radio, sende higjiene, veshje, etj)

– Fotografi

– Triska, tollona ose objekte të tjera të cilat dëshmojnë varfërinë ekonomike.

– Dëshmi mjeksore (si psh. radiografi, raport mjeksor, receta, etj), të cilat lidhen direkt ose indirekt me persekutimin, etj.

Ky muze, synon të materializojë e të bëjë vizualisht të besueshme gjithë historinë e disa dekadave, që sot e kësaj dite, mbetet e padokumentuar. Secili prej objekteve që do të përzgjidhet si i vlefshëm për muzeum, do të shoqërohet me historinë e objektit dhe emrin e personit të cilit i përket.

Për sqarime, mund të na shkruani në adresën tonë elektronike:info@iskk.gov.al. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin tuaj!

Adresa:

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

Rr: “G.W.Bush” Nr. 1,

Tiranë,

Shqipëri

Kontakt:

Tel.Fax: 042255442
e-mail:info@iskk.gov.al