Njoftim 3

THIRRJE PËR DITARË, SHËNIME, DOKUMENTA AUTENTIKË 

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, u bën thirrje të gjithë individëve që kanë vuajtur në burgje, kampet e punës së detyruar, internime për arsye politike, ose që kanë qenë bashkëvuajtës të personave të lartpërmendur, që nëse kanë ditare, memuare, letra, dokumente origjinale të çdo lloji, të cilat rrëfejnë përvojën personale lidhur me krimet e komunizmit në Shqipëri, t’i paraqesin pranë institutit tonë.

Në mungesë të dokumentave në arkivat zyrtare dhe duke pasur parasysh distancën e gjatë kohore nga koha e vuajtjes, një kontribut i tillë nga ana juaj, është mjaft i rëndësishëm për të zbardhur të vërtetën historike të persekutimit të rëndë komunist në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj nisme është të krijojmë një database bindës, për këtë periudhë. Materialet që do t’i ofrohen Institutit nga ana juaj, jo vetëm do të shërbëjne si arkivë informacioni për studiuesit, por, edhe do të botohen të plota (si libra) ose të pjeshme në faqen tonë zyrtrare, ose revistën tonë periodike.

Po kështu, ISKK, vlerëson shumë çdo lloj informacioni tjetër që ju mund të ofroni lidhur me këtë kauzë, si: kontakte, orientime, literature, etj. Të drejtat e autorit, ose të individit që zotëron dokumentin, do të respektohen rreptësisht sipas ligjeve në fuqi.

Për sqarime, mund të na shkruani në adresën tonë elektronike: info@iskk.gov.al

Adresa:

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

Rr: “G.W.Bush” Nr. 1,

Tiranë,

Shqipëri

Kontakt:

Tel.Fax: 042255442
 e-mail:info@iskk.gov.al