14 Janar 2020, Drejtori Ekzekutiv i ISKK Z. Çelo Hoxha, mori pjesë në takimin përkujtimor me rastin e 30 vjetorit të demonstratës së parë antikomuniste në Shkodër

FB_IMG_1579257104139

Më 14 Janar 2020, Drejtori Ekzekutiv i ISKK Z. Çelo Hoxha, mori pjesë në takimin përkujtimor me rastin e 30 vjetorit të demonstratës së parë antikomuniste në Shkodër, organizuar nga Shoqata “14 Janari”. Zoti Hoxha mbajti një ligjëratë për rëndësinë e demonstratës së heshtur në raport me zhvillimet e tjera që pasuan përgjatë vitit 1990, të cilat çuan në protestat e studentëve më 8 dhjetor dhe krijimin e partisë së parë opozitare në Shqipëri, më 12 dhjetor. Protesta e 14 janarit 1990, tha zoti Hoxha, ishte protesta e parë antikomuniste kundër regjimit, e cila e zuri në befasi Byronë Politike të PPSH. E frikësuar nga protesta e Shkodrës, dhe duke pasur parasysh që gjatë vitit 1989 ishin rrëzuar regjimet komuniste në disa vende të Evropës Lindore, PPSH u detyrua që më 21-22 janar të mbante plenumin e 9-të, i cili mori disa vendime për zbutjen e dhunës, hapjen ndaj botës, dhe ndryshime në ekonomi.