Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Panairin e Librit “Tirana 2019”

74692523_945111495858056_2098045413327110144_n

13-17 nëntor, 2019

 

Në përputhje me misionin e tij dhe pas një aktiviteti disavjeçar studimor, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, merr pjesë për herë të parë si subjekt më vete në Panairi i Librit “Tirana 2019”, i cili mbahet nga 13 deri me 17 nëntor  2019. Në stendën e ISKK ekspozohen rreth 95 tituj librash dhe revistash, të botuara në një hark kohor prej shtatë vjetësh, në të cilët përfshihen botimet studimore, memuaret, botimet me natyre publicistike dhe krijimtari dhe përkthime nga burgjet dhe kampet e internimit.

 

Ky aktivitet  realizohet në përputhje me Ligjin e ISKK dhe me rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë per vitin 2019, në lidhje me studimin, evidentimin dhe sensibilizimin e publikut dhe  publikimin e veprimtarive, qe kane çuar ne dhunimin e te drejtave e lirive  themelore te njeriut ne vitet e regjimit komunist.

 

ISKK