“Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”

kastriot dervishi 2

Nga Kastriot DERVISHI

Nuk do të kishte kuptim njohja e diktaturës komuniste, nëse nuk do të njihnim të fshehtat e kampeve dhe burgjeve të kohës në fjalë. Në Shqipëri, kjo diktaturë u ushtrua në formën më të tmerrshme të saj nëpërmjet sistemit të kampeve të internimit, kampeve të punës dhe të burgjeve. Deri më sot ka munguar një libër apo studim i tillë i plotë mbi burgjet dhe kampet e kohës së komunizmit. Ky studim është ndërtuar duke shterruar të gjitha të dhënat zyrtare të kohës, duke i ballafaquar ato me fakte paralele. Ai ka në themel vuajtjen e dënimit me heqje lirie, nëpërmjet burgut e kampeve të punës, si dhe dënimin administrativ të vuajtur në “liri” të kufizuar në kampet tela me gjemba dhe vendet e internimit e dëbimit.