“Vrasjet në kufi në vitin 1990: Përmbledhje dokumentesh”

kastriot dervishi 1

Nga Kastriot DERVISHI

Pas vendosjes së regjimit komunist dhe gjatë gjithë periudhës së këtij regjimi, shumë shqiptarë të patrysnuar nga propaganda e fortë komuniste, u larguan nga vendi. Por gjatë këtyre orvatjeve për arrati, me mijëra shqiptarë u vranë në kufi apo humbën përgjithmonë. Shifrën zyrtare e jep Ministria e Punëve të Brendshme, e cila informonte Partinë e Punës se deri në vitin 1990 (pa përfshirë këtu të ikurit e 2 korrikut), ishin larguar në moshë të madhe nga Shqipëria 12 mijë persona. Kësaj shifre, sigurisht, nuk i është shtuar shifra tjetër e të ikurve në vitin 1944, kur pushtetin e morën komunistët. Pas shumë vitesh sundimi të Partisë Komuniste, në vitet 1988-1990 shënohet një rritje e numrit të arratisjeve nga vendi, të shoqëruara këto edhe me vrasje në masë në kufi. I gjithë viti 1990, nga fillimi e deri në fund, mbulohet nga vrasje pothuaj të njëjta, të vetëdijshme e të dhimbshme. Ky libër, pra, është një përmbledhje e plotë e dokumenteve për këto vrasje në kufi.