Prezantohen 12 botimet e reja të ISKK; spikasin memuaret dhe dëshmitë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri (1944-1990)”

kolana 2018-2019

E mërkurë, 20 shkurt 2019

Me rastin e 28 vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha, ngjarje që shënon simbolikisht rënien e diktaturës në Shqipëri, Instituti për Demokraci, Media & Kulturë (IDMC)  dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) organizuan në hotel ‘Tirana International’, konferencën e parë në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”. Pjesë e rëndësishme e programit, qe edhe prezantimi i 12 botimeve të reja të  Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Drejtori ekzekutiv i ISKK, zoti Agron Tufa, fillimisht bëri një rezyme të secilit prej librave, duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm të dëshmisë, meqenëse pjesa dominuese e këtij seti botimesh i përkasin natyrës së memuarit dhe ditareve. Pastaj u ndal konkretisht në botimet studimore, në të ashtuquajturat “grupet armiqësore” në ushtri dhe në përndjekjen e klerit katolik, të mishëruara në këto studime. Përmes një përformance mbresëlënëse të aktores Egla Cena, u interpretuan pjesë nga gjithë librat, dhe në fund, iu dha fjala të pranishmëve në sallë.

Në pjesën e parë të konferencës, sipas agjendës, folën Jonila Godole, Drejtore e IDMC; Walter Glos, Drejtor i KAS; Karol Bachura, Ambasador i Republikës së Polonisë në Tiranë. Më pas, u kalua në fjalimin kryesor, që ishte “Shqipëria dhe Rënia e Komunizmit në Europën Lindore” të mbajtur nga historiani Bernd Fischer. Fjala e zotit Fischer, u pasua nga një diskutim i moderuar nga Gentiana Kera.

Në sezonin e dytë, të titulluar “Prezantim i librave mbi diktaturën”, krahas botimeve të ISKK, u prezantua edhe libri “Mes Apatisë dhe Nostalgjisë”, botim i IDMC, për të cilin folën Idrit Idrizi, nga Universiteti i Vjenës dhe Jonila Godole.

DSC_0427

DSC_0383

DSC_0390

DSC_0407

DSC_0479

DSC_0538

DSC_0541

DSC_0548

DSC_0563

DSC_0578

DSC_0588

DSC_0595

DSC_0617

DSC_0619

DSC_0625

DSC_0631

DSC_0637

DSC_0641

DSC_0652

DSC_0662