“Kujdesjet e bletës”- ese filozofike, Vëllimi I, Vëllimi II

8. Isuf luzaj 1

Isuf LUZAJ

Bëhet fjalë për 6 libra me ese filozofikë e interpretative të filozofit, shkrimtarit e poetit Isuf Luzaj (1913-2000). Lënda është organizuar në dy vëllime, me titullin “Kujdesjet e bletës I” dhe “Kujdesjet e bletës II”

I anatemuar gjatë diktaturës dhe i mërguar, Luzaj qëndroi dhe e shkruajti veprën e vet kryesisht në Argjentinë. Hartues i Dekalogut të Ballit Kombëtar, Isuf Luzaj, ishte ndër intelektualët antikomunistë, që dëshironte të realizonte idealin kombëtar të Rilindësve për një Shqipëri të Bashkuar e Demokratike. Gjashtë librat me ese filozofike (metafizika dhe metalogjika), botohen për herë të parë në shqip.

Këto janë fillimi i një publikimi në vazhdimësi i të gjithë trashëgimisë filozofike të Isuf Luzajt, të mbetur në dorëshkrime dhe që përbëjnë dhjetra vëllime.