“Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, Memuaristikë

6. Fatbardha Mulleti

Fartbardha MULLETI

Në këtë libër, përfshihen dhjetëra histori të grave shqiptare që vuajtën në mënyrën më mizore periudhën komuniste. Kjo përmbledhje është rezultat i një punë skrupuloze mëse dhjetëvjeçare i autores Fatbardha Saraçi, duke i kontaktuar dhe intervistuar me radhë gratë, dhe duke i transkriptuar me shumë kujdes rrëfimet e tyre. Historitë që rrëfehen në libër, janë rrënqethëse; vuajtjet fillojnë nga ato më të thjeshtat fizike (si puna e detyruar), tek uria, torturat fizike në hetuesi, e deri tek përballja me vdekjen e fëmijëve në duart e tyre, siç ka ndodhur në dhjetëra raste në kampin e Tepelenës.  Por aty tregohen edhe vlerat e një qëndrese fizike, morale e shpirtërore në përballjen e tragjedisë, që u shkaktoi komunizmi mijëra familjeve shqiptare.

Ky libër është ribotim i përmirësuar dhe saktësuar, pasi botimin i parë i ISKK (2014). Falë përmbajtjes së tij, ky botim ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm publik, dhe për momentin, nuk gjendet as edhe një kopje e tij, gjë që na nxiti të bëjmë një ribotim. Ndërkohë, janë edhe disa shtëpi të huaja botuese, që po përgatisin botimin e librit në gjuhët e tyre.