“Himne, këngë e marshe të ballit kombëtar”

Enver MEMISHAJ (LEPENICA)

Libri prej 500 faqesh na njeh me historikun e një repertori tejet të begatë të teksteve të Ballit Kombëtar, me bukurinë e tyre artistike dhe pathosin patriotik. Ashtu siç shprehet Fatos Mero Rrapajt: “këngët për Ballin Kombëtar si dhe shumë ngjarje dhe sotëm politikë ishin ‘këngë të ndaluara’, por asnjëherë nuk u shuan në kujtesën e brezave, sidomos të atyre që vuajtën gjer në palcë thikën e mallkuar, diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave… Ndërmjet këtyre këngëve ndriçohen ngjarje dhe figura historike si Mid’hat Frashëri, Skënder Muço, Safet Butka, Hysni Lepenica, Bego Gjonzeneli etj., parë në një këndvështrim tjetër nga ai komunist.” Me këtë rast bie poshtë pretendimi i zërave të shumtë komunistë gjatë diktaturës, se, gjoja, “ç’qenka ajo forcë politike antifashiste si Balli, që nuk i mbahet mend qoftë dhe një këngë e vetme”

Në një vështrim tërësor libri i Enver Lepenicës “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar” është një prurje me vlerë në bibliotekën e pluralizmit kulturor, që çliron “këngët e ndaluara” nga pluhuri i harresës dhe ua jep lexuesit.