“Ferri komunist i gjyqeve politike në partinë komuniste; Maj – qershor 1955”, Vëll I

Vasfi BARUTI

Në këtë vëllim, shtjellohen konkretisht gjyqet e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut, duke përcjellë egërsinë e luftës “brenda llojit” dhe duke na sjellë një model tipik të gjyqeve të Partisë Komuniste, policore që në lindje, tejet kufirit të fundit të arsyes njerëzore. Ashtu siç del e dokumentuar edhe këtu, ndaj Tuk Jakovës, Enver H. me mjeshtëri të lartë ideoi e organizoi atë gjyq politik, që për nga platforma e “teknologjia” e realizimit është i pari e i fundit për motivimin (aq të egër), mizanskenat në fshehtësi me dëshmitarë, goditjet e forta, me një sistem të organizuar pyetjesh për të krijuar hutim e shashtisje për të akuzuarit, me situatë terrori në sallën e gjyqit partiak, ku partiakët e lartë shprehin revolta e protesta me përplasje këmbësh e thirrje policore, dhe deri në arrestimin shembullor të Bedri S., sapo kaloi pragun e sallës së plenumit-gjyq si një mësim demonstrativ për ata vetë, se ‘çfarë e pret atë del nga gardhi’!

Materia e proces-verbaleve, në libër vjen pa asnjë ndërhyrje. Të paprekura janë diskutimet e fundit të Enver Hoxhës, të Tuk Jakovës. dhe Bedri Spahiut.

Libri eshte i pajisur me dokumente të Arkivave te Shtetit, dhe burime të tjera autentike.