“Skenarë të përgjakur”

 Xhafer SADIKU

Ky botim është një monografi e Përmetit nga viti 1943, e cila zbulon historinë e kësaj zone gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas instalimit të komunizmit, deri në rënien e tij në vitin 1991. Botimi, falë shfrytëzimit të dokumentave tashmë të deklasifikuara të Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Arkivës së Ministrisë së Brendshme, zbulon një anë krejt të panjohur të historisë së kësaj zone: rolin e forcave politike gjatë rezistencës kundër pushtuesit gjatë luftës dhe më pas të përdjekjes komuniste dhe manipulimit të popullsisë vendase në emër të luftës së klsave. Falë një pune skrupuloze të autorit me arkivat, lënda që ofron ky botim nuk lë shumë vend për komente.

Libri është konceptuar në dy pjesë: Pjesa e parë është historia e Përmetit gjatë Luftës, dhe pjesa e dytë, pas Luftës.

Momentet më të rëndësishme në të cilat fokusohet autori në pesën e parë të monografisë, janë: rezistenca kundër pushtimit, krijimi i çetave nacionliste të zonës, celulat komuniste dhe misioni i tyre, mbledhja e Goricës, Dëshnica dhe komunistët, lufta e prbashkët kundër pushtuesit në vitin 1943, roli i misionarëve jogosllavë në shtabin e luftës, si vepruan partizanët me kundërshtarët, etj.

Në kapitullin e dytë, atë të terrorit komunist, autori fokusohet në këto momente: vrasjet e kundërshtarëve politikë, operacionet ushtarake në Dangëlli, shtetrrethimi terror mbi banorët, përligja e luftës së klasave në emër të demokracisë, përçarja e fshatarësisë, trajtimi si armiq i patriotëve, burgosjet e njerëzve me influencë, përpunimet e individëve  dhe arrestimet, kontrolli mbi vllehët, viktimat e “agjtacionit dhe propagandës”, kleri në kthetrat e Sigurimit, Sigurimi në kërkim të dëshmitarëve për gjyqe, bashkëpunëtorët edhe si viktima, etj.

Përveç ngjarjeve të dokumentuara, autori ndalet edhe në një rezyme të figurave më me influence të kësaj zone dhe të cilët, u bënë objekt përndjekjeje nga regjimi komunist, si: Akile Tasi, Kostandin Kote, Gani Jashari, etj.