Projekti i Institutit për informimin e gjimnazeve me të shkuarën komuniste u zhvillua në gjimnazin Sami Frashëri në kryeqytet

15625598_699464636891327_1350941390397787761_o

Projekti i Institutit për informimin e gjimnazeve me të shkuarën komuniste u zhvillua në gjimnazin Sami Frashëri në kryeqytet. Mbas bashkëbisedimit midis nxënësve dhe studiuesve të Institutit, u shfaq për herë të parë dokumentari mbi Kampin famëkeq të Tepelenës, me dëshmi të Aziz Ndreut dhe Simon Mirakajt. Ky kamp nga më të tmerrshmit e periudhës së diktaturës është përgjegjës për burgosjen vrasjen dhe torturën ndaj grave dhe fëmijëve të pafajshëm në vitet e para të periudhës komuniste.