Librat e Institutit në të gjithë Shqipërinë

Librat

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka shpërndarë librat e tij të botuara gjatë vitit 2015 në Bibliotekat Publike në qytetet kryesore të Shqipërisë.Ky është viti i dytë i kësaj nisme dhe synon që puna e Instiutit të jetë e arritshme dhe të ndihmojë të gjithë Shqiptarët. Librat janë shpërndarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Lushnje, Elbasan, Ersekë, Berat, Korçë, Vlorë dhe Fier. Në javët në vazhdim Instituti do të krijojë edhe Bibliotekën pranë zyrave në Tiranë, ku çdo person do të ketë mundësi të punojë më librat e botimet tona. Instituti falenderon Bibioltekat Publike të këtyre qyteteve dhe premton se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.