Takimi midis drejtuesve të ISKK dhe Fondacionit “Studienstiftung des Deutchen Volkes”

1205_n

Fondacioni i përbërë nga studentë të ekselencës dhe studentë dokorature në univeristetet gjermane gjatë vizitës në Shqipëri zhvilluan një takim me drejtorin e Institutit Dr.Agron Tufa dhe nëndrejtorin Z.Çelo Xoxha. Fondacioni ishte i interesuar në punën e Institutit dhe rolin në shoqërinë Shqiptare. Gjithashtu në kuadër të kërkimit të tyre, ata u informuan më tej për periudhën e diktaturës komuniste, për krimet e kësaj kohe dhe pasojat që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të ndikojnë në shqoërinë tonë. Studntët bënë pyetje të shumta për sa i përket periudhës gjysëm shekullore të diktaurës dhe u njohën me disa nga krimet më makabre të regjimit komunist . Ata gjithashtu u njohën me punën e ISKK dhe projektet në vazhdim.