Marrëveshje bashkëpunimi midis ISKK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, e cila parashikon një përfshirje të zgjeruar, në disa nivele, të produktit të këtij institutit, lidhur me pasqyrimin e periudhës komuniste në sistemin arsimor. Kjo marrëveshje e cila u zyrtarizua me 21 tetor 2014, nga Drejtori Ekzekutiv i ISKK zoti Agron Tufa dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, zoti Plarent Ndreca, i hap rrugë realizimit të një platforme të përbashkët 5 –vjeçare veprimi për hartimin e kurrikulave dhe programeve lëndore, korigjimin dhe pasurimin e literaturës shkollore lidhur me këtë subjekt, realizimin e metodologjive të reja që do të shoqërojnë këtë proces, krijimin e një baze informimi për studiesit shkencorë, dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me karakter sensibilizues.
Ky bashkëpunim i propozuar nga ana e ISKK , është nxitur nga përvojat e ngjashme dhe të suksesshme në institutet e kujtesës në të gjithë vendet e Europës , të cilët ndajnë të njejtën përvojë historike me tonën.

Marrëveshje bashkëpunimi midis ISKK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit