Konference për Hapjen e Dosjeve

Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit organizoi ne hollin e Institutit një konferencë me qëllim nisjen e peticionit drejtuar parlamentit, për hapjen e dosjeve dhe ligjit te lustracionit. Drejtori i Instiutit Agron Tufa  , me anë të një Apeli  i drejtohet të gjithë atyre që ndajnë mendimin për hapjen e dosjeve sekrete të diktaturës komuniste t’i bashkohen kësaj nisme. Zonja Lindita Arapi e ka nisur këtë proçes që nga Gjermania dhe ka marrë rreth 100 firma nga intelektuale te njohur të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të europës. Midis intelektualëve që firmosën ishte edhe nobelistja Hertha Mueller, si edhe zevendespresidentja e parlamentit europian Ulrike Lunacek. Në konferencën me gazetarët  morën pjesë Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Lindita Arapi gazetare e njohur e cila punon dhe jeton në Gjermani, Mark Marku ish deputet, studiues dhe Bilal Kola drejtor i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë.

Konferenca e pasqyruar ne media të ndryshme:

http://www.gazetastart.com/mbi-90-intelektuale-te-huaj-iniciative-per-hapjen-e-dosjeve_37222.html

http://www.panorama.com.al/2015/01/26/intelektualet-peticion-kuvendit-per-hapjen-e-dosjeve-firmos-edhe-zv-presidentja-e-parlamentit-europian

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=292018

http://www.balkanweb.com/site/28708

Apel i intelektualëve, shkrimtarëve, publicistëve e artistëve europianëpër hapjen e dosjeve të diktaturës komunistenë Shqipëri!

Drejtuar Parlamentit të Shqipërisë

Prej shekujsh, ende edhe sot Shqipëria konsiderohet vendi më i panjohur i Europës, – gjithmonë në periferinë politike, gjithmonë në periferi të perceptimit europian. Për gati një gjysmë shekulli e izoluar nga bota, viktimë e një diktature staliniste me pasoja të thella e të gjithanshme, politike, ekonomike, shoqërore dhe individuale. Zgjimi – i dhimbshëm; rruga drejt demokracisë – e mundimshme.

Shqipëria e sotme është një vend tjetër, një vend ku shpresa për të ardhmen mbijeton, megjithë vështirësitë  e panumërta. Nga viti 2014 kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian!

Kjo është e tashmja e një vendi, por me një të shkuar që ende rëndon, e kaluara e një diktature komuniste që ende nuk është kapërcyer. Kur ndodh që asaj t‘i shmangesh, kur kjo e kaluar përdoret më së shumti për retorikë politike apo ngec me vite si peng i luftës partiake, atëherë ajo mbetet ngultazi një e shkuar e pa-shkuar.Trashëgimia e njërës prej diktaturave më të ashpra pas Luftës së II Botërore në Europë nuk duhet t’i dorëzohet thjesht harresës, pa ballafaqimin, analizimin e saj të thellë, nuk duhet të stampohet si e djeshme e tejkaluar, pa ngritur një kulturë të plotë të kujtesës.

Pa dyshim e tashmja e Shqipërisëofron sfida jo të lehta, sigurisht lufta për mbijetesën e përditshme në njërin nga vendet më të varfra të Europës është e mundimshme,  ekzistenciale. Nuk është e vështirë të thyhesh para këtyre sfidave! Nuk është e vështirë ta lësh të pluhuroset e shkuara! Por për një shoqëri që do të hiqte dorë vullnetarisht nga e vërteta, kjo do të thotë kapitullim para padrejtësisë, para bilancit të përgjakshëm dhe trashëgimisë së rëndë të diktaturës.

Mijëra viktima të ekzektuara, qindra mijëra të internuar, të dënuar politikë, familjarë e të afërm, të cilëve iu rrënua jeta duan drejtësi, nuk duan mëshirë, nuk duan zbukurim të së shkuarës. Ata nuk duan ta ndajnë në klasa shoqërinë, e të helmojnë bashkëjetesën siç vepruan përgjegjësit e regjimit komunist. Përkundrazi: Kujtimi ndaj tyre duhet të sjellë paqen e brendshme, – qëllimi është pajtimi.

Përballja me të shkuarën e diktaturës nuk është një retorikë boshe, ajo është e matshme: E matshme me mënyrën si veprohet me autorët e një diktature, e matshme me atë se si dhe kur u dëmshpërblyen dhe u rehabilituan viktimat e saj. Përballja me të shkuarën nuk do të thotë ngulje e mjerë në kujtime, ajo është një mundësi për të hapur dyert e së ardhmes duke mbajtur brenda vetes ndërgjegjësimin për të shkuarën. Shembulli më i mirë i kësaj është Gjermania sot!

Gati një çerekshekulli pas rënies së diktaturës në Shqipëri, vendi ende renditet ndër vendet e fundit që ende nuk i kanë hapur dosjet e komunizmit dhe nuk e kanë miratuar ligjin e Lustracionit. Hapja e tyre dhe Lustracioni do të ishte hapi i parë kundër heshtjes, një kontribut i rëndësishëm drejt ngritjes së kulturës së kujtesës, një mundësi për të bërë transparencën e strukturave dhe mekanizmave të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Të mbijetuarit do të kishin mundësi të mësonin të vërtetën e jetës së tyre, dhe t’i jepnin fund dyshimeve e hamendësimeve që i shoqërojnë një jetë të tërë. Debateve shoqërore në vend, botës studimore, artit e fushave të interesuara do t’u ofroheshin mundësi të reja të panumërta që tëdepërtonin, kuptonin  e rikonstruktonin historinë me mjetet e lëmisë së tyre, të studionin e zhvillonin një këndvështrim të diferencuar shkencor për këtë periudhë.

Një shoqëri e civilizuar e shekullit të 21, një vend në Europë që aspiron anëtarësimin në BE, mund dhe duhet të jetë i aftë t’i japë emrin që meriton padrejtësisë, të zhvillojë një qëndrim adekuat për historinë e re të vendit. Pa e humbur kohën në sherre bllokuese mes partive politike! Sepse viktimat e diktaturës nuk i përkasin asnjë partie, ato janë përmendore kujtimi e të gjithë Shqipërisë. Ka mundësi që leximi i një dosjeje personale mund të ngjajë me dhimbjen e njëplage, mund të trondisë, por e vërteta me qartësinë që sjell është një mundësi shërimi. Me Lustracionin dhe hapjen e dosjeve mijëra fate do të gjenin paqen, ndërsa gjeneratat e reja do të mësonin të njihnin më mirë historinë.

Ka ardhur koha për ta ndriçuar këtë pjesë të errët, ende të kyçur të Shqipërisë, koha për të hapur dosjet në Shqipëri, menjë ligj konsesual që dot’i kthente dinjitetin viktimave, do të ruante personalitetin e njeriut në një shtet të së drejtës.Përkundër dyshimet për vërtetësinë e tyre, zërave për shkatërrimin apo frikës për manipulimin e dosjeve, një hap i tillë do të ishte historik për të nxjerrë në dritë fytyrën e një epoke!

 

Iniciativa ështëmbështetur nga:

Nobelistja Herta Müller, Shkrimtare

Ulrike Lunacek, Zëvendëspresidente e Parlamentit Europian, Bruksel

Marianne Birthler, ish-e ngarkuara e qeverisë gjermane për dokumentat e Stasit, Gjermani

Manuel Sarrazin, Deputet i Bundestagut

Marieluise Beck, Deputete e Bundestagut

Dr. Anna Kaminsky, Drejtoreshë e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED,

Petra Bläss-Rafajlovski, Ish-zëvendëspresidente e Bundestagut, Bundestagsvizepräsidentin a.D., Shoqata e Europës Juglindore

Michael Thoss, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kulturor „Allianz“, Berlin

Dr. Johanna Deimel Zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih

Andrei Pleşu, Filozof, Politikan, ish-ministër i Jashtëm i Rumanisë, Rumani

Michail Schischkin, Shkrimtar, Zvicër

György Dalos, Shkrimtar, Berlin/Budapest

Sybille Lewitscharoff, Shkrimtare, Berlin

Geert Ahrens, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri

Prof. Franz-Lothar Altmann, ekspert, presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih

Prof. Oliver Schmitt, Studiues, Universiteti i Vjenës, Austri

Freya Klier, Shkrimtare, Aktiviste e të drejtave të njeriut në RDGJ, Gjermani

Dietrich Schlegel, Gazetar, Presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore

Ilma Rakusa, Shkrimtare dhe intelektuale, Zvicër

Karl-Markus Gauss, Shkrimtar, publicist, Austri

Gabrielle Alioth, Shkrimtare, Qendra e PEN-për shkrimtarët gjermanë jashtë, Irlandë

Kenka Lekovich, Shkrimtare, Itali

Hans-Ulrich Treichel, Shkrimtar, Berlin

Lidija Dimkovska, Shkrimtare, Slloveni

Nikola Madzirov, Poet Maqedoni

Prof. Irmela von der Lühe, studiuese, Universiteti i Lirë i Berlinit

Dr. Katharina Biegger, Kolegji Studiues, Berlin

Richard Sëartz, Autor dhe gazetar, Austri/Suedi

Oksana Zabuzhko, Shkrimtare, Ukrainë

Ersi Sotiropoulos, Shkrimtare, Greqi

Stefani Golisch, Përkthyese, Itali

Katharina Born, Shkrimtare, Francë

Christine Koschel, Poete, Gjermani

Utz Rachowski, Shkrimtar dhe këshilltar për viktimat e diktaturës, Gjermani

Dr. Karsten Dümmel, Shkrimtar, Aktivist për të drejtat e njeriut, Sarajevë/Bosnje

Prof. Andrea Reiter, Universiteti Southampton, Angli

Gino Leineweber, Autor, Kryetar i Shoqatës së Autorëve të Hamburgut

Marko Martin, Shkrimtar, Gjermani

Hubert Dammer, Qendra e PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë, Gjermani

Boris Schumatsky, Autor, Gazetar, Rusi/Gjermani

Harald Gesterkamp, Gazetar, Gjermani

Carmen Francesca Baciu, Shkrimtare, Rumani

Andreas Ernst, Gazetar, Neue Zürcher Zeitung, Zvicër

Prof. Dorothee Gelhard, Studiuese, Gjermani

Wolfgang Klotz, Biblioteka e Europës Qendrore dhe Lindore, CEEOL

Tamina Kutscher, Gazetare, n-ost

Dr. Karin Clark, nga 2004-2009 Chair Ëriters in Prison Committee of International PEN, Londër

Annemarie Türk, ish-drejtorshë e Programit Kulturor të Kulturkontakt, Austria, Autore, Kuratore

Edi Matić, Shkrimtar dhe fotograf, Split, Kroaci

Tienchi Liao, Autore, Aktiviste për të drejtat e njeriut

Egin Ceka, Universiteti i Vjenës, Austri

Ron Winkler, Poet, Gjermani

Volker Dittrich, Autor dhe botues, Gjermani

Renato Baretic, Shkrimtar, Kroaci

Klaus Schrameyer, diplomat gjerman, Shoqata e Europës Juglindore Gjermani

Claudia Friedrich, Gazetare, Gjermani

Margot Neubert-Maric, Producente filmi, Gjermani

Dr. Matthias Buth, Shkrimtar, Qendra PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë

Monique Schëitter, Shkrimtare, Hamburg

Andrea Grill, Shkrimtare, Austri

Dr. Alida Bremer, Shkrimtare dhe përkthyese, Münster, Gjermani

Prof. Dr. Thomas Bremer, Universiteti i Münster-it, Gjermani

Saša Ilić, Shkrimtar, Beograd, Serbi

Edo Popović, Shkrimtar, Zagreb, Kroaci

Ivana Sajko, Shkrimtare dhe dramaturge, Zagreb, Kroaci

Jan Cornelius, Shkrimtar dhe përkthyes, Düsseldorf, Gjermani

Christian Thanhäuser, Botues, Austri

Udo Scheer, shkrimtar, Qendra PEN-Zentrum për shkrimtarët gjermanisht-folës

Robert Schwartz, gazetar, Rumani/Gjermani

Lutz Rathenow, Autor, I-ngarkuar i landit të Saksonisë për dosjet e Stasit, Gjermani

Daniel Rafaelić, Historian dhe Publicist, Zagreb, Kroaci

Irmgard Thanhäuser, Aktiviste për të drejtat e njeriut, Austri

Dr. Norina Procopan, Studiuese e Gjermanistikës, Konstancë

Dr. Rolf Hosfeld, Autor, Historian, Potsdam, Gjermani

Daniel Rafaelić, Historian, Publicist, Zagreb, Kroaci

Sigrun Reckhaus, Aktiviste e kulturës, Gjermani

Jovan Nikolic, Poet, Serbi/Gjermani

Marko Pogačar, Poet dhe kritik letrar, Zagreb, Kroaci

Marija Karaklajić, Dramaturge, Autore Beograd, Serbi

Mascha Dabić, Gazetare dhe Përkthyese, Vjenë, Austri

Christian Trippe, Redaktor, Berlin

Vilma Filaj-Ballvora, Gazetare dhe Redaktore, Gjermani

Martina Bertram, Redaktore, Gjermani

Alexander Andreev, Autor dhe përkthyes, Bullgari/Gjermani

Zoran Jordanovski, Gazetar, Maqedoni/Gjermani

Joachim Röhm, Përkthyes, Stuttgart, Gjermani

Ricarda Luthe, Kuratore, Hamburg

Iniciatore e iniciativës:Lindita Arapi

Mbështetur nga Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Tiranë