“Koha e Lugatit”

cover

Nebil ÇIKA ( i riu)

“Gazetari Nebil Çika, nip i gazetarit të shquar me të njëjtin emër i viteve ’30, i pushkatuar nga terroristët komunistë në ditët kur çlirohej kryeqyteti dhe po mbaronte Lufta II-të Botërore, me “Koha e lugatit”, quan kohën e Enver Hoxhës dhe atë që la pas.

I mprehtë dhe kurajoz, Nebil Çika (i riu), hulumtues i rrënjëve të së keqes komuniste dhe i pasojave të saj dhe sot, i pa kompromis me “pozitën dhe opozitën”, në librin e tij me përmbledhe artikujsh të botuar në shtypin periodik, sjell shqetësime të kohës, polemika me interes, duke u bërë dhe dëshmitar i tranzicionologjisë.”

 (Visar Zhiti)