“Konfiskimi i pronës dhe grabitja e arit (1944-1955)”

konfiskimi

Alvin SARAÇI (studim)

Ky botim, është një studim i rëndësishëm mbi periudhën e parë të ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste dhe masave të menjëhershme që ajo mori kundrejt kundërshtarëve të saj, duke i shkatërruar ata dhe pronën e tyre. Studimi ka në fokus veçanërisht periudhën 1944-1955 që përkon me aksionin e përgjithshëm për përvetësimin e pronës dhe arit të shtetasve shqiptarë e të huaj, dhe transformimin e ekonomisë kombëtare nga ajo private në ekonomi të centralizuar. Realizimi i studimit mbi sekuestrimin e pronës private dhe arit ndahet në pesë kapituj që reflektojnë etapat e programit ekonomik të periudhës komuniste, mënyrën sesi u vu në praktikë dhe pasojat që solli për ekonominë eleminimi i saj.

Ky studim u bë i mundur me financimin e Fondacionit Konrad Adenauer.