Tubim përkujtimor me rastin e Masakrës komuniste të 26 shkurtit 1951

Tiranë, 27 shkurt 2013, Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit organizon me pranë Muzeut Historik Kombëtar, tubimin përkujtimor me rastin e Masakrës komuniste të 26 shkurtit 1951, ku u pushkatuan pa gjyq 22 intelektualë pro perëndimorë. Gjatë tubimit do të shfaqet për herë të parë filmi dokumentar që trajton tragjedinë e kësaj ngjarje, me titull “Në emër të pafajësisë”, me skenar të Beti Njumës, produksion i “Top-Channel”.