Revolta e Qafë-Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990

Tiranë, 10 qershor 2013, Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë prezantojnë librin studimor e dokumentar “Revolta e Qafë-Barit dhe Terrori Komunist 1943-1990” të autorit Bedri Blloshmi. Promovimi i librit përkon me 29-vjetorin e Revoltës së të burgosurve politikë në burgun e Qafë-Barit dhe ekzekutimit me pushkatim të të dënuarve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Dëshmitë e autorit të librit, z.Bedri Blloshmi janë autentike. Dëshmitë janë të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes dhe nga arkivat e Ish-Sigurimit të shtetit komunist, me fokus Revoltën e Qafë-Barit të 22 majit 1984.