Category Archives: Kolana e memuaristikes

6. Fatbardha Mulleti
Titulli: "Kalvari i grave në burgjet e komunizmit", Memuaristikë
Permbajtja:

Fartbardha MULLETI Në këtë libër, përfshihen dhjetëra histori të grave shqiptare që vuajtën në mënyrën më mizore periudhën komuniste. Kjo përmbledhje është rezultat i një punë skrupuloze mëse dhjetëvjeçare i autores Fatbardha Saraçi, duke i kontaktuar dhe intervistuar me radhë gratë, dhe duke i transkriptuar me shumë kujdes rrëfimet e tyre. Historitë që rrëfehen në

17. sokrat shyti 1 ok
Titulli: "Pështjellimet e fatit" Vëllimi I, vëllimi II
Permbajtja:

Sokrat SHYTI Romani memuaristik me dy vëllime “Pështjellimet e fatit” i Sokrat Shytit, është një autopsi e përditshmërisë ngjethëse, e ankthshme e viteve ’60, fill pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me BRSS-në, kur makina grirëse e represionit komunist nis “gjuetinë e shtrigave” mbi ata pak intelektualë me prirje liberale. Ngjarjet që pasqyrohen në libër, janë

16. Shkelqimi repsi
Titulli: "Repsi - kampi i punës së detyruar"
Permbajtja:

Shkëlqim ABAZI Ky libër është nje botim memuaristik i Shkelqim Abazi, i cili i burgosur në moshën 16 vjeç, përjeton ato tortura, vuajtje, mundime fizike, që përjetuan të gjithë të burgosurit politikë të regjimit komunist në Shqipëri. Por, në këtë memuar, ai sjell përvojën e tij në njerin prej kampeve të punës së detyruar, atë

14. Nje si mije familjet e tjera Musa kopertina
Titulli: "Një si mijëra familje të tjera"
Permbajtja:

Musa ÇAPANI Bëhet fjalë për një seri portretesh e skicash, peisazhesh e vizatimesh, kronologji emrash e familjesh, nga kampe të ndryshme internimi, duke filluar nga “kampet me tela”, e mandej nëpër kampe të tjera internimi me punë të detyruar anekënd Shqipërisë komuniste. Pamjet që ofrohen janë ngjethëse; përshkrimi narrativ që shoqëron albumin, po kaq ngjethës.

13. kujtimet e nje gazetari
Titulli: "Kujtimet e një gazetari të regjur"
Permbajtja:

Përktheu dhe përgatiti për shtyp, Dr.Alvin SARAÇI. Ky libër, është një përmbledhje me artikuj të gazetarit të mirënjohur Italian me origjinë shqiptare, Luan Rexha, i cili pasqyron realitetin shqiptar të viteve shtatëdhjetë, të parë me sytë e një qytetari perëndimor. Siç e pohon edhe vetë autori, ai ka qenë gazetari i parë perëndimor që iu

21. koperina zerat e kujteses
Titulli: "Zërat e kujtesës", vëllimi IV
Permbajtja:

Luljeta LLESHANAKU, Agron TUFA Ky vëllim, është vazhdim i kolanës së botimit në formë të transkriptuar të dëshmive audio-vizuale të viktimave të komunizmit në Shqipëri, një projekt ky i nisur para katër vjetësh nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Të intervistuarit në këtë numër, janë: Agim Akcani, Asije Habili, Lekë Frroku, Reshat

Titulli: "Zërat e kujtesës" (Volumi III)
Permbajtja:

Luljeta LLESHANAKU, Agron TUFA Ky është vëllimi i tretë serisë së dëshmive në formën e intervistave me të mbijetuarit nga burgjet dhe kampet e internimit në periudhën komuniste. Ashtu si edhe në dy vëllimet e para, në këto dëshmi pasqyrohen me detaje ngjarjet dhe personazhet e asaj kohe, të gjitha format e shkeljes së të

Titulli: "Saga e Merdanëve nën terrorin komunist"
Permbajtja:

Ylber MERDANI  Në këtë libër memuaristik kemi të përqëndruar kalvarin e vuajtjeve të një prej familjeve të mëdha të Korçës, familjes Merdani. Aty pasqyrohen përmasat e vazhdueshme gjysmëshekullore të përndjekjeve, pushkatimeve, burgimeve dhe internimeve që vazhduan deri në ditët e fundit të diktaturës. Përmes përvojës së kësaj familjeje, njihemi edhe me fatin e ngjashëm të

Titulli: "Koha për qiri"
Permbajtja:

Luftar PEPMARKU Ku botim është një jetëshkrim memuaristik i mbijetesës së një familjeje të përsekutuar në dy breza, që na përafron me përditshmërinë e rëndë e të ankthshme gjatë komunizmit, por edhe me brengat e familjeve që nuk i gjetën dot eshtrat e të afërmve të tyre pas viteve 1990. Përmes perceptimit të karaktereve biografikë

1981767_418731201631340_5052618809647746169_n
Titulli: “Zërat e kujtesës”, vëllimi i parë
Permbajtja:

Për fat, janë akoma të gjallë midis nesh mijëra të mbijetuar nga burgjet, kampet e punës, kampet e internimit, pa llogaritur pasardhësit e tyre, të cilët, edhe nëse nuk pësuan fatin e ashpër të të parëve, provuan padrejtësi të tjera në emër të tyre. Dhe ky kontigjent, përbën edhe bazën më të rëndësishme të informacionit