Thirrje për dorëshkrime, Kolana e Botimeve 2023

Bazuar në Ligjin nr. 10242, 25 shkurt 2010, neni 5, ISKK fton studjues të fushave të ndryshme, të mbijetuar nga burgjet dhe kampet komuniste, gazetarë, dhe autorë të tjerë të interesuar, të aplikojnë me dorëshkrime për Kolanën e Botimeve 2023.

Botimet bëhen në këto kategori:

  • Studime shkencore me tematika të ndryshme që lidhen me një aspekt të caktuar të regjimit komunist
  • Memuare, ditare, kujtime nga përvojat në burgje dhe në kampe internimi
  • Dosje personale me dokumente (hetimore, gjyqësore, apo të Ish Sigurimit të Shtetit)
  • Përmbledhje intervistash me të mbijetuar nga burgjet dhe kampet
  • Albume origjinale skicash, pikturash ose fotografish të kësaj periudhe
  • Krijimtari letrare ose përkthime të shkruara në kushte represioni në burgje dhe kampe internimi.
  • Antologji

Studimet, duhet të plotësojnë kriteret e një punimi shkencor në formë dhe përmbajtje, të jenë të përfunduar. Kurse dëshmitë në formën e prozës memuaristike, kujtimeve,  ditareve, apo albumeve, duhet të reflektojnë përvoja origjinale , pra të jenë dëshmi të dorës së parë.

Si pjesë e procesit të aplikimit, autorët, duhet të paraqesin:

  • Kërkesë për botimin e librit/albumit, etj., shoqëruar me: një abtrakt (përmbledhje) mbi përmbajtjen e librit, zhanrin dhe një arsyetim pse autori mendon që libri duhet botuar nga ISKK  
  • Dorëshkrimin

Çdo dorëshkrim i paraqitur për botim, nuk duhet të jetë i publikuar më parë si libër ose në forma të tjera. Dorëshkrimet duhet të dorëzohen në formë elektronike, në format Word, të shtypur dhe të pafaqosur. Dorëshkrime në format PDF ose forma të tjera nuk pranohen.

Të gjithë dorëshkrimet e paraqitur, do t’i nështrohen një procesi analizimi, vlerësimi dhe seleksionimi prej Këshillit Shkencor të ISKK dhe miratimit prej Bordit Drejtues të ISKK.

Dorëshkrimet dorëzohen me postë elektronike në adresën info@iskk.gov.al ose me postë të rregullt në adresën:

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

“Rruga e Saraçeve”, tek Selvia,

Perballe me supermarketin SPAR, kati 2.

Tiranë

SHQIPËRI

Afati i dorëzimit të dorëshkrimeve: 25 dhjetor 2022

Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutem të na kontaktoni me email në adresën: info@iskk.gov.al.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *