Revista “Memoria” është botim studimor-shkencor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit që synon të mbushë një boshllëk në fushën e studimit të krimeve të komunizmit, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron zhanri i artikujve shkencorë: trajtimin e më shumë temave në një kohë më të shkurtër, duke angazhuar sa më shumë studiues, brenda dhe jashtë ISKK.
Revista studimore “Memoria” është e hapur për studiues me eksperiencë dhe të rinj, mjafton që artikulli të trajtojë lëndën në mënyrë objektive dhe në parametrat shkencorë të domosdoshëm.
Redaksia e revistës “Memoria” mirëpret shkrimet tuaja për numrin 3, 2023.
Afati i dorëzimit të tyre është data 15 dhjetor 2022.
Ju bëjmë me dije se, struktura e artikullit shkencor do të jetë si më poshtë:
Emri, mbiemri i autorit, me madhësi shkrimi (font size) 12.
Titulli i artikullit (bold), me madhësi shkrimi (font size 14).
Abstrakti i artikullit, me madhësi shkrimi (font size) 12.
Fjalët-kyçe, me madhësi shkrimi (font size) 12.
Artikulli mund të ndahet në çështje sipas problemeve që trajton autori. Lloji i shkrimit do të jetë (Times New Roman), me madhësi (font size) 12.
Titulli i përmbledhjes së artikullit në gjuhën angleze (bold), me madhësi shkrimi (font size) 12.
Përmbledhje e artikullit në gjuhën angleze me madhësi shkrimi (font size 11).
Artikujt shkencorë do t’i paraqiten redaksisë sipas këtyre kritereve:
– Artikulli shkencor nuk duhet të jetë më i gjatë se 8000 fjalë dhe jo më i shkurtër se 3000 fjalë, së bashku me të gjitha shtesat (abstraktin, fjalët-kyçe, përmbledhjen e artikullit, tabela, grafikë, foto etj.).
– Abstrakti i artikullit duhet të përfshijë deri në 1.000 karaktere, me madhësi shkrimi (font size) 12. Abstrakti duhet të paraqesë në mënyrë shumë të përmbledhur, problemet ose çështjet kryesore që synoni të trajtoni në artikullin shkencor, me qëllim që të ndihmoni lexuesin që të fokusohet tek ato.
– Fjalët-kyçe do të jenë deri në 10 fjalë, me madhësi shkrimi (font size) 12.
– Të gjithë fjalët ose titujt e publikimeve në artikull ose në referencat e tij që shkruhen me alfabete të ndryshme nga ai latin, si: alfabeti cirilik, osmanisht, greqisht, etj., duhet që të transkriptohen përbri fjalës/fjalisë, titullit etj., në variantin me shkrim latin.
Ju kujtojmë se redaksia e revistës nuk do të pranojë artikuj shkencorë që nuk plotësojnë kriteret e mësipërme.
Jeni të lutur që shkrimet tuaja për revistën, t’i dërgoni në adresën elektronike armanda.hysa@iskk.gov.al
Citimet dhe bibliografia sipas Chicago style:
Citimi i librave
Emër Mbiemër, Titulli (Vendi i botimit: Shtëpia e botuese, viti), faqja.
Citimi i shkurtuar kur përsëritet gjatë të njëjtit artikull
Mbiemri, Tituli i shkurtuar, faqja.
Citimi tek bibliografia në fund të artikullit
Mbiemër, Emër, dhe Emër Mbiemër. Titulli. Vendi: Shtëpia e botuese, viti.
Mbiemër, Emër. Titulli. Vendi: Shtëpia e botuese, viti.
Citimi në librat me editim
Citimi i një kapitulli në libër me editim
Emër Mbiemër, “Titulli i kapitullit”, në Titulli i librit, red. Emër Mbiemër i autorit editues (Vendi i botimit: Shtëpia e botuese, viti), faqja
Citimi i shkurtuar
Mbiemër, “Titulli i kapitullit i shkurtuar”, faqja.
Në bibliografi
Mbiemër, Emër. “Titulli i kapitullit”. Në Titulli i librit . redaktuar nga Emër Mbiemër i autorit editues, f. X-XX. Vendi i botimit: Shtëpia e botuese, viti.
Citimi i një libri me editim në tërësi (kur nuk specifikohet ndonjë nga kapitujt e tij)
Emër Mbiemër, red., Titulli (Vendi i botimit: Shtëpia e botuese, viti), faqja.
Citimi i shkurtuar
Mbiemri, Tituli i shkurtuar, faqja.
Në bibliografi
Mbiemër, Emër, red. Titulli. Vendi: Shtëpia e botuese, viti.
Citimi i artikujve nga revistat shkencore
Emër Mbiemër, “Titulli i artikullit”, Titulli i revistës, nr. (Muaji, viti): faqja.
Citimi i shkurtuar
Mbiemër, “Titulli i artikullit i shkurtuar”, faqja.
Në bibliografi
Mbiemër, Emër. “Titulli i artikullit”, Titulli i revistës, nr. (Muaji, viti): f. X-XX.
Citimi i artikujve nga revistat shkencore me disa autorë
Emër Mbiemër et al., “Titulli i artikullit”, Titulli i revistës, nr. (Muaji, viti): faqja.
Citimi i shkurtuar
Mbiemër et al., “Titulli i artikullit i shkurtuar”, faqja.
Në bibliografi
Mbiemër, Emër, Emër Mbiemër dhe Emër Mbiemër. “Titulli i artikullit”, Titulli i revistës, nr. (Muaji, viti): f. X-XX.
Citimi nga artikujt e shtypit
- Emër Mbiemër, “Titulli i artikullit”, Titulli i gazetës, 17 prill 2017, 43.
Në bibliografi
Mbiemër, Emër. “Titulli i artikullit”, Titulli i gazetës, 17 prill 2017, 43.
Citimi i disertacioneve
Emër Mbiemër, “Titulli i disertacionit” (Disertacion., Universiteti X, viti), faqja.
Citimi i shkurtuar
Mbiemri, “Tituli i shkurtuar”, faqja.
Në bibliografi
Mbiemër, Emër. “Titulli i disertacionit”. Disertacion., Universiteti X, viti.
Citimet nga webi
“Privacy Policy,” Privacy & Terms, Google, Tërhequr më 17 prill 2017. https://www.google.com/policies/privacy/.
Citimi i shkurtuar
Google, “Privacy Policy.”
Në bibliografi
Google. “Privacy Policy.” Privacy & Terms. Tërhequr më 17 prill 2017. https://www.google.com/policies/privacy/.
Komunikimet personale, intervistat gojore, tw paregjistruara
- Emër Mbiemër, kmunikim përmes fejsbukut, 1 gusht, 2017.
- Emër Mbiemër, kmunikim përmes emailit, 1 gusht, 2017.
- Emër Mbiemër, intervistë me autorin, 1 gusht, 2017.
Citimet nga Arkivat e vendit
Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSh), Fondi: X, viti, dosja , fleta . Titulli idosjes, Vendi, Data e dokumentit. Në citimet e mëvonshme, zërat: fondi, dosja, fleta jepen në formë të shkurtuar, pra i njëjti dokument do citohej: AQSh, F X, V_., D. _, fl. _.
Arkivat e huaja
Në citimin e dokumenteve arkivore të huaja, do t’i qëndrohet gjuhës dhe kritereve të vendit përkatës. Shëmbull, citimi i parë i plotë: The National Archives (më tej: TNA), Public Record Office, Foreign Office 371/18339. Sir R. Hodgson to Sir John Simon, Durrës, 24 January 1934. Citimi i mëtejshëm i shkurtuar: TNA, FO 371/18339. Sir R. Hodgson to Sir John Simon, Durrës, 24 January 1934.