Sami Dangëllia, i cili vuajti 43 vjet burg politik gjate regjimit komunist…

Sami Dangëllia, i cili vuajti 43 vjet burg politik gjate regjimit komunist, u përkujtua sot me rastin e 100 vjetorit të lindjes, në një takim të zhvilluar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) dhe Shoqata e të Përndjekurve Antikomunistë, organizuar në mjediset e ISKK.

Në takim folën drejtori i ISKK, Çelo Hoxha, kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve, Nebil Çika, Sami Dangëllia dhe Tanush Kaso dhe Qani Sadiku, dy të fundit ish të dënuar politikë, të cilët e kanë njohur personalisht Sami Dangëllinë.

Sami Dangëllia lindi në Menkulas, Devoll. Ushtarak. Më 1943 u bashkua me forcat nacionaliste të rezistencës, Balli Kombëtar. Në fund të vitit 1944 u kap nga partizanët. Më 8 tetor 1945, Gjykata ushtarake e dënoi me burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar, me akuzën “kriminel lufte”; u lirua në shtator 1954, por shumë shpejt u arrestua dhe u dënua me 25. Më 1973, ndërsa ishte në burg, u ridënua me 25 vjet burg, për pjesëmarrje në një revoltë të të burgosurve në burgun e Spaçit. Vdiq më 23 prill 1987, në burg. Gjithësej u dënua me 156 vjet burg dhe 5 vjet internim, vuajti 43 vjet. Vdiq në burg.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *