Drejtori i ISKK, Çelo Hoxha, raporton në Komisionin e Ligjeve

Drejtori i ISKK, Çelo Hoxha, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë e ISKK gjatë vitit të kaluar.  

Zoti Hoxha tha se ISKK arriti të realizojë objektivat e parashikuara për vitin 2019, të cilat ishin të mishëruar në projekte ambicioze dhe vizionare, pavarësisht nga pengesat dhe vështirësitë e pazakonta dhe të paparashikuara me të cilat u përball.

Zoti Hoxha prezantoi projektet e realizuara gjatë vitit të kaluar, botime, konferenca, takime dhe promovime të ndryshme, biseda nëp shkolla dhe universitete etj.

Gjatë vitit 2020, sipas raportit të paraqitur nga zoti Hoxha, ISKK do të ketë prioritet çështjet e ligjshmërisë gjatë regjimit komunist. Ngjarja kyresore sa i përket kësaj çështjeje do të jetë konferenca shkencore që do të realizohet në fund më 25-26 nëntor 2016.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *