Më 30 janar 1945, Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të I, i ka kërkuar, me shkresë, Gjykatës së Lartë Ushtarake aprovimin…

Më 30 janar 1945, Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të I, i ka kërkuar, me shkresë, Gjykatës së Lartë Ushtarake aprovimin për dënimin me vdekje të një personi, të cilin e ka identifikuar si kryetarit i këshillit të fshatit Metohi. Enver Hoxha, komandant i përgjithshëm i ushtrisë partizane, i kthen përgjigje gjykatës inferiore ku i kujton se ajo gjykatë ka kërkuar aprovimin e dënimit me vdekje për një person të cilin as nuk e kishte identifikuar me emër. Ky dokument tregon sa pak vlerë kishte jeta dhe identiteti i njeriut për regjimin ushtarak komunist të vendosur prej disa muaj tashmë. Gjithashtu tregon nivelin e ulët administrativ dhe juridik të personave që përdoreshin si gjykatës ushtarakë, përfshi Gjykatën e Lartë Ushtarake.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *