Kampi i Tepelenës në 3D: muzeu i parë virtual mbi burgjet dhe kampet komuniste

Kampi i Tepelenës në 3D: muzeu i parë virtual mbi burgjet dhe kampet komuniste

KONFERENCA “MENAXHIMI I TRASHËGIMISË MATERIALE TË KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI”

25 shkurt, 2019

Më 25 shkurt, në ambjentet e Hotel ROGNER në Tiranë, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Tiranë, organizoi një konferencë shkencore me temë “Manaxhimi i trashëgimisë materiale të komunizmit në Shqipëri”. Pjesa më e rëndësishme e kësaj konference, ishte prezantimi i filmit dokumentar “Muzeu virtual i Tepelenës”, një produksion i ISKK, mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer.

Në fjalën e hapjes, zoti Agron Tufa, drejtor ekzekutiv i ISKK, bëri një rezyme të zgjeruar të gjendjes së trashëgimisë materiale të komunizmit në Shqipëri,të ish burgjet, kampet e  punës së detyruar dhe kampet me tela, kampet e internimit, vende të cilat simbolizojnë drejpërdrejtë krimet e komunizmit, të cilat, tridhjetë vjet pas rënies së regjimit, jo vetëm që nuk janë shndërruar në site muzeale, por i nënshtrohen dregradimit të vazhdueshëm. Më pas, zoti Tufa, prezantoi programin pesëvjeçar të muzeve virtualë, të cilit i paraprin  edhe filmi mbi Tepelenën.

Zoti Walter Glos, drejtori i Fondacioni Konrad Adenauer në Shëipëri i cili e mori fjalën më pas, solli në vëmëndje kontributin e këtij fondacioni në evidentimin, dhe sensibilizimin ndaj kësaj trashëgimie materiale, duke sjellë si shembull projektin ndërkombëtar “Në ndjekje të gjurmëve të komunizmit në Shqipëri”, me artistë dhe shkrimtarë nga rajoni. Ai ndër të tjera gjithashtu vlerësoi punën e vazhdueshme të ISKK dhe nivelin e bashkëpunimit me këtë Institucion.

Para shfaqjes së filmit “Muzu virtual i Kampit të Tepelenës”, drejtorja e Drejtorisë së Studimeve në ISKK dhe njëkohësisht skenariste e filmit znj.Luljeta Lleshanaku, bëri një prezantim të përmbajtjes së filmit, konceptit dhe narracionit të ndjekur në qasjen sa më reale ndaj historisë së kampit. Siç shpjegoi ajo, ky film është një përzierje e kinemasë me grafikën 3D, e pamjeve aktuale me pamjet origjinale në vitit 1949-1954, të riprodhuara me ndihmën e arkitekturës grafike. Ajo prezantoi stafin e realizimit të filmit, bashkëpunëtorët, konsulentët, dhe autorët e dëshmive që u bënë pjesë e narracionit. Më pas, regjisori i filmit Elton Baxhaku, foli për procesin e veçantë të ndjekur në këtë film, operimin me objektet dhe vendin, dhe procedimimin permes arkitekturës grafike 3D të realizuar nga artisti Klit Burda.

Më pas, u shfaq filmi “Muzeu virtual i Kampit të Tepelenës”.

Gjatë sesionit të fundit të konferencës, u mbajt një diskutim në panel me temën: “Kujtesa materiale: ku, si dhe pse”, në të cilën morën pjesë: z. Bedri Çoku, ish i burgosur politik dhe Drejtor i Burgjeve (1994-1998); znj.Admirina Peçi, gazetare, studjuese dhe pjesë e grupit të punës për dy muzetë ‘BunkArt’; znj.Etleva Demollari, drejtore e Muzeut “Shtëpia e gjetheve”; z. Pjerin Mirdita, drejtor i Muzeut “Vendi i dëshmisë dhe kujtesës” në Shkodër. Të ftuarit në panel, evidentuan gjendjen dëshpëruese të gjurmëve materiale të komunizmit në Shqipëri, si edhe potencialin e pashfrytëzuar të tyre në aspektin historik, edukativ por edhe turistik. Duke u ndalur në muzetë tashmë të ngritur, ata sollën edhe përvojën e tyre në gjetjen e objekteve, artefakteve, dokementeve muzeale dhe perceptimet e ndryshme nga audiencat. Si pjesë e këtij paneli, u prezantua edhe albumi “Magazina e komunizmit shqiptar” i znj. Elektra Çapalikut. Në fund, u kalua në një sesion të shkurtër dikutimesh nga të pranishmit.

DSC_0428

DSC_0430

DSC_0439

DSC_0445

DSC_0455

DSC_0481

DSC_0488

DSC_0495

DSC_0507

vlcsnap-2019-02-26-11h23m36s977

vlcsnap-2019-02-26-11h26m28s011

vlcsnap-2019-02-26-11h30m15s484

vlcsnap-2019-02-26-11h35m04s042

DSC_0530

DSC_0541

DSC_0578

DSC_0581

DSC_0583

DSC_0595

#ISKK