“Parathënie e terrorit serb ndaj shqiptarëve” (Përkthim)

Agim POPOCI

Përmbajtja e këtij libri është një analizë konfidenciale e bazuar nga raportet e shërbimit sekret serb, e titulluar “Shqipëria mes dy luftrave”, që përveç se dëshmon se prania e tyre në Shqipëri nuk ishte rastësi, pavarësisht se trajtoheshin si vëllezërit serbë, tregon se ky ishte një epilog i një pune shumëvjeçare të një strukture të tërë për të cilën ishin angazhuar edhe vetë kryeministrat serb, me misionin e qartë, të shkeljes dhe okupimit të tokës shqiptare, me çdo çmim. Për fat të keq, në këtë çmim ishte përfshirë edhe terrori serb ndaj shqiptarëve. Edhe kjo nuk ishte rastësi! Për terrorin serb janë bërë studime të shumëta, por këto dokumenta sekrete nga Arkivat e Njësiteve Armiqësore dhe Instituti Historik Ushtarak i APJ në Beograd, në bazë të të cilave është hartuar kjo analizë në 12 kapitujë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, më 1952 në Beograd, përveç se japin shumë përgjigje marrëdhënieve zyrtare Beograd- Tiranë, delegacionit shqiptar me urdhër të Beogradit në Konferencën e Paqes në Paris, rolit të Zogut, rënies së Qeverisë Noli, përdorimit serb të Republikës së Mirëditës, themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, protokollin e përcaktimit të kufirit të Shqipërisë dhe kujdesin e shtuar të Beogradit zyrtar në marrëdhëniet italo-shqiptare, si pengesë e vazhdueshme për “okupimin serb të tokës shqiptare”, dëshmojnë edhe për mendësinë e krijuar shtetërore serbe, kryesisht në bazë këtyre raporteve të shërbimit sekret serb, pse terrori është mjeti i vetëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur Kosovën dhe për të luftuar për të siguruar daljen në det, të paktën nga Shkodra.

Cili ishte qëllimi i hartimit të kësaj analize?! Pas përplasjeve të para për pushtet të dy diktatorëve, Enver Hoxha – Josip Broz Tito, Shërbimi sekret Serb, UDB, vazhdoi punën në tokën shqiptare ku përveç përfaqësisë diplomatike, punëtorët e saj në terren vazhduan me raportimet e rregullta drejt Beogradit. Por, si të vazhdohet me Shqipërinë e cila për momentin i kishte shpëtuar okupimit serb?! Kjo është pyetja për të cilën më së shumëti u shqetësua Beogradi zyrtar dhe kjo mund të jetë edhe arsye që u aktivizua i gjithë aparati shtetëror për të hartuar një Plan të mirëfillt afatshkurtër dhe afatgjatë, për llogari të të cilit u hartua edhe analiza e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugoslavisë: Shqipëria në mes të dy luftërave!

Konkretisht, ku raport sekret prek këto momente kyçe të historisë shqiptare, ngjarje të cilat i paraprinë ndikimit të komunizmit jugosllav më vonë, si: kufijtë e Shqipërisë sipas librave italiane në shkollat shqipe; nga Qeveria e Durrësit në vitin 1918 deri në Kongresin e Lushnjes më 1920, Kongresi i Lushnjes, Qeveria e parë shqiptare dhe personaliteti i Ahmet Zogut, evakuimi i Shqipërisë veriore nga trupat aleate, vrasja e Esat Pashës, përjashtimi i italianëve dhe marrëveshja e pare italo-shqiptare, konflikti me shtetin SHS, Disa qeveri të arrdhshme shqiptare, Republika e Mirditës, Reperkusioni i Republikës së Mirditës, konfliktet e reja me Jugosllavinë, gjendja e krizës së brendshme, protokolli i kufirit me Shqipërinë, qeveria e parë e Ahmet Zogut, nafta shqiptare dhe konçesionet e kapitalit huaj– Fan Noli, rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit, Qeveria e njëzetë shqiptare, Qeveria e dytë e Zogut, Shpallja president i Republikës, marrëdhëniet me Beogradin, Banka Popullore e Shqipërisë, pakti i Tiranës, incidenti i Gjurashkoviçit dhe ndërprerja e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare, konventa ushtarake italo-shqiptare, lufta për Kishën Ortodokse, vala e re e emigracionit, mbretëria shqiptare nga viti 1930-1939, jehona e Paktit të Beogradit nga viti 1937, humbja e pavarësisë.